Pentagoni publikon një listë me emrat e të gjithë të burgosurve të Guantanamos | Bota | DW | 18.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pentagoni publikon një listë me emrat e të gjithë të burgosurve të Guantanamos

Ministria amerikane e Mbrojtjes publikoi për herë të parë një listë me emrat e të gjithë të burgosurve që mbaheshin në bazën ushtarake të Guantanamos që prej fillimit të vitit 2002. Lista përmban 759 emra dhe të jep mundësinë që të marrësh vesh se nga cili vend janë të burgosurit.

default

Në muajin prill të këtij viti Pentagoni kishte botuar një listë me 558 emra. Lista e re përmban 759 emra. Në to janë përfshirë edhe emrat e atyre të burgosurve që deri më sot nuk ishin bërë të njohura, për siç thuhet arsye sigurie, si dhe vendet e origjinës së të burgosurve. Botimi i kësaj liste u bë pasi agjencia e lajmeve AP, e kishte hedhur në gjyq Pantagonin për mospublikimin e emrave dhe e fitoi këtë gjyq. Sipas të dhënave të Pentagonit që nga janari i vitit 2002 prej këti kampi janë liruar apo transferuar në vende të tjera 275 persona. 136 persona nuk janë liruar ende, edhe pse statusi i tyre është sqaruar, sepse me vendet nga ata vijnë vazhdojnë bisedimet.

Scott Silliman i "Center for Law, Ethics and National Security" të Duke University" thotë se publikimi i listave është një sukses edhe pse ende ka shumë çështje që mbeten të hapura:

"Ne dimë tashmë se shumica e të burgosurve, statusi i të cilëve është hetuar prej një gjykate ushtarake janë nga Arabia Saudite, më pas në listë vjen Afganistani i ndjekur prej Jemenit dhe 40 apo 41 vende të tjera. Kjo listë na sjell më tepër informacione, por gjithsesi jo të gjitha informacionet të cilat kanë të drejtë t'i dinë opinioni amerikan dhe ai botëror."

Kështu p.sh. nuk është e qartë nëse emrat që janë përfshirë në listë janë vërtet emrat e të gjithë të burgosurve të mbajtur në Guantanamo, apo nëse janë vetëm emrat e të burgosurve që ishin nën kontrrollin e Pentagonit. Ka spekulime se edhe CIA ka mbajtur apo vazhdon të mbajë të burgosur në Guantanamo persona që i merr në hetuesi. Po ashtu në listë nuk gjenden as emrat e disa të burgosurve të rëndësishëm si Ramsi Binalshibi apo Sheiku Mohamed, që të dy pjesëtarë të Al-Kaidës, vendi ku mbahen në arrest të cilët është deri më sot sekret.

  • Data 18.05.2006
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLU
  • Data 18.05.2006
  • Autor Daniel Scheschkewitz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLU
Reklamë