Pengmarrja e avionit përfundon pa incidente | Ballkani | DW | 04.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pengmarrja e avionit përfundon pa incidente

Autoritetet e Tiranes kane nisur hetimet lidhur me marrjen mbreme peng të një avioni të nisur nga aeroporti " Nënë Tereza" i Rinasit drejt Stambollit. Autorit të ngjarjes, shtetasi turk, Hakan Ekinxhi, i ishte refuzuar kerkesa per azil politik nga autoritetet e Tiranës.Avioni eshte ulur mbreme ne aeroportin ushatarak te Brindizit pa shkaktuar demtimin e asnje prej pasagjerve ne bord. Hakan Ekinxhi eshte dorëzuar pa rezistencë autoriteteve të policisë italiane.

Avion turk

Avion turk



Ngjarja ka shënuar të parën herë të marrjes peng të një avioni që ngrihet nga aeroporti i Tiranës drejt destinacioneve të botës.
Por njëherazi edhe të parën herë kur pengmarrja nuk bëhet për qëllime terroriste dhe për pasojë ka një fund te lumtur për jetën e gjithë personave në bord.

Por përtej këtyre veçorive të saj, ngjarja ka ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga autoritetet e Tiranës.

Së pari: Sa i sigurtë është aeroporti i Rinasit, sa efikase janë masat që aplikohen për të verifikuar personat që udhëtojnë?
Së dyti: Si arriti shtetasi turk Hakan Ekinxhi të futet në kabinen e pilotit pa përdorur forcën e ndonjë arme?

Aeropoerti „Nënë Tereza“ i Rinasit është marrëe me konçesion për 20 vjet nga kompania ndërkombetare Tirana Airpüort Partners (TAP) ne te cilen ben pjese edhe HOKTIF firma e njohur gjermane ne rikonstruktimin dhe menaxhimin e aeroporteve në Europë dh ezona të tjera të botës.

Lulzim Basha. Mminister i Trtanspoerteve, shprehet se siguria është e larte në aeroportin e Rinasit..
„Kompania konçesionare , tha ai, ka garantuar zbatimin e te gjitha procedurave te sigurise. Nuk kemni te dhën apër thyerjen e asnjëres prej tyre“

Por burime nga policia e shtetit bejne sot të ditur për Dw se pavaresisht nga deklarata e ministrit Basha jane marrë në pyetje 10 persona që punojnë në aeroport dhe merren me zbatimin e këtyre procedurave.
Edhe vetë Ministri i Transporteve duket se nuk do te jete i qetë deri nesër kur ai do të te jete i thirrur ne nje interpelance urgjente në Parlament për të dhënë shpjegime të hollësishme se si ngjarja u bë e mundur nga pikpamja e sigurisë që ofron aeroporti.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Aviacionit Civil në Ministrinë e Transporteve pohojnë se situata ne Rinas është sot normale dhe fluturimet nuk jane pezulluar qoftë edhe përkohësisht për kontrolle të mëtejshme.
Por ndërkohe Prokuroria ka filluar sot të lëvizë shpejt në hetimet e saj për ngjarjen.
Nje nga pistat e kryesore eshte se si ka mundur shtetasi turk, 28 vjecari Hakan Ekinxhi , të futet në kabinen e pilotit kur në baze të dëshmitareve nga rradhet epasagjereve, ai nuk kishte asnje armë. Aq më tepër kur masat e larta të sigurisë, të detyrueshme për t´u aplikuar nga çdo kompani ajrore ndërkombëtare pas ngjarjeve të 11 Shtatorit në New Jork , e bëjnë të pamundur hyrjen e nje pasagjeri në kabinën e pilotit, me mbyllje hermetike. . Mbetet një enigme për tu zbuluar se si arriti Hakan Ekinxhi, me atlete sporti dhe me kapele beisbolli të detyrojë pilotin të ndryshojë destiancionin e avionit te linjes Tirane Stamboll dhe të futet në territorin italian..

Shtypi i Tiranes jep sot ne faqet e tij te para hollësi për ngjarjen dhe të dhëna për autorin e saj, Hakan Ekinxhi.
Sipas tyre 28 vjeçari, me kombesi turke ka qëndruar për disa kohë në Shqipëri në një kamp refugjatësh të UNHCR, Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet.
Por më pas atij i eshte refutuar azili politik nga autoritetet e Tiranës te cilat pregatisin ekstradimin e tij. Ne Turqi ka qene ca kohe i burgosur pasi ka refuzuar te kryeje shërbimin ushatarak të detyruar.
Burime diplomatike e shohin refuzimin e Tiranes pasoje te marrdhemieve mjaft të mira që egzistojnë me Asnkarane. Tirana zyrtare ka refuzuar t´i japë strehim politik Hakan Ekinxhiut, i kërkuar nga policia turke per moszbatim të ligjit.
Nisur nga një leter drejtuar Papa Benediktit të XVI në gushtin e kaluar , ku ai i kërkon ndihmë citoj letrën të botuar sot në shtypin eTiranes“ jam një kristian dhe nuk dëshëroj të shërbej në një ushtri myslimane. Më ndihmoni“ Pengmarrja e avionit ka të ngjarë te jete ne të njëjtën linjë te sigurimit te azilit politik në Itali..

Por sot Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqiperi ka nisur hetimet për gjithë procedurıë e strehimit të tij
Në kampin e refugjateve te Kombeve te Bashkuara si edhe te gjetjes së informacionit për praktikimin e tij të fesë katolike pas kthimit të tij, 8 vjet më parë

  • Data 04.10.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc6
  • Data 04.10.2006
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc6
Reklamë