PE kundërshton heqjen e embargos së armëve kundër Kinës | Bota | DW | 14.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

PE kundërshton heqjen e embargos së armëve kundër Kinës

Çështja e embargos së armëve ndaj Kinës nuk është temë qendrore vetëm në Bundestagun gjerman. Pas deklarimeve të fundit të kancelarit gjerman Gerhard Shrëder, me këtë çështje po merret edhe Parlamenti Evropian i cili me një shumicë të madhe vendosi sot që të mbetet embargoja e vendosur para plot 16 vjetësh, për shkak të ngjarjeve të njohura në Sheshin e Paqës në Pekin.

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder në një çështje ka të drejtë: ai nuk është i vetmuar në kërkesat për heqjen e embargos së armëve kundër Kinës. Në fund të vitit të kaluar, presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të BE kishin konkluduar se çështja e embargos së armëve ndaj Kinës duhet të debatohet në kohën e kryesisë së radhës së Luksemburgut. Me fjalë të tjera: kjo do të thotë se embargoja e armëve kundër këtij vendi do të duhej të pezullohej deri në fund të qershorit. Presidenti i Francës Zhak Shirak e ka përsëritur këtë edhe në samitin e shkuar: "Presidenca aktuale e BE duhet të marrë një vendim për pezullimin e embargos së armëve ndaj Kinës. Por me kushte të qarta. Dhe askush nuk duhet të mendojë se gjërat kanë ndryshuar".
Mirëpo gjithnjë e më e qartë po duket se presidenca e tanishme e radhës e BE nuk do të realizojë këtë qëllim. Ndërkohë që as Britania e Madhe si presidente e radhës nuk do të ketë shumë interes të merret me këtë çështje, për shkak të raporteve të mira me Uashingtonin. SHBA kanë kërcënuar madje edhe me sanksione të gjitha ato vende të cilat heqin embargon ndaj Kinës. Prandaj duket shumë e qartë se një vendim i këtillë nuk do të merret së shpejti. Kjo për faktin se vendimi duhet të merret njëzëri. Ndërkohë që britanikët në kuadër të BE nuk janë kundërshtarët e vetëm të një vendimi të këtillë.
Ministri i jashtëm i Kinës ka kërkuar gjatë vizitës së fundit në Bruksel që të merret një vendim kaq i guximshëm. Shrëder dhe Shirak me këto qëndrime kanë fituar shumë simpati në Pekin.
Mirëpo jo vetëm Parlamenti Evropian është ai i cili kundërshton këto qëllime. Elkmar Brok, eurodeputet kristiandemokrat nga Gjermania dhe kryetar i Komisionit të Ministrisë së jashtme, thotë: "Më duket mirë që në këtë Parlament ekziston një shumicë e qartë kundër pezullimit të embargos ndaj Kinës, përderisa në këtë vend shkelen të drejtat e njeriut, nuk respektohen ligjet dhe përderisa Kina legjitimon luftën".
Paralementi Evropian nuk mund të marrë ndonjë vendim konkret kundër pezullimit të embargos, por mund të ushtrojë presion të fuqishëm.
I ngarkuari evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana do të duhej të gjente një kompromis me Uashingtonin. Kjo për faktin se çështja është në interesin e të dyja palëve. Që prej vitit 2003 e deri më sot, shtetet e BE kanë realizuar një eksport në Kinë në vlerë prej 500 milionë eurosh. Ndërkohë që edhe përfitimet amerikane prej tregtisë me armë dhe ekonomisë kapin shumën e miliona dollarësh.

  • Data 14.04.2005
  • Autor Kritstofer Plas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPk
  • Data 14.04.2005
  • Autor Kritstofer Plas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPk
Reklamë