Patriarku ortodoks i Stambollit, Bartholomeus I kritikon kufizimet e lirisë fetare në Turqi | Politika | DW | 25.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Patriarku ortodoks i Stambollit, Bartholomeus I kritikon kufizimet e lirisë fetare në Turqi

Në takimin e nivelit të lartë të BE në mes të dhjetorit, shefat e shteteve dhe të qeverive të BE do të vendosin nëse do të nisin negociata anëtarësimi me Turqinë. Një kriter pranimi është edhe liria fetare si pjesë e të drejtave të njeriut. Por gjendja në këtë sektor ka kaluar nga e keqja në më të keqe, konstaton patriarku ortodoks i Stambollit, Bartholomäus I. Kreu i të krishterëve grekë ortodoksë të të gjithë botës tani do ta hedhë në gjyq Turqinë në Strasburg. Po pse?


Në fakt, Bartolomeu I është një njeri me takt. Kjo i nevojitet patriarkut 64 vjecar edhe si kryetar i 14 kishave ortodokse, shpesh në grindje me njëra-tjetrën, të të gjithë botës, me 300 milionë besimtarë. Vec kësaj, "kryepeshkopi i Konstandinopojës", sic e ka edhe titullin, sundon në një vend, sundon në një vend 99,9% mysliman.Që prej një atentati me granata dore muajin e kaluar, patriarku qarkullon në qytet vetëm nën mbrojtjen e policisë.

Përtej ortodoksisë patriarku është i njohur për përpjekjet e tij për dialog midis kishave të krishtera, vecanërisht me Papën në Romë. Një fotografi e Papës zbukuron madje edhe dhomën e tij të punës. Vec kësaj ai njihet për angazhimin e tij për ambjentin - ai ka futur një ditë të vecantë në kalendarin kishtar për ruajtjen e krijesës. Dhe së treti ai njihet për përpjekjet e tij për hyrjen e Turqisë myslimane në Bashkimin Evropian kryesisht të krishterë.

Shpeshherë burri me manto të zezë dhe me mjekër të bardhë është shprehur për negociata anëtarësimi për Turqinë, dhe e ka argumentuar këtë me përparimet e mëdha që ka bërë Turqia vitet e fundit. Edhe sot, Bartalomeu i përmbahet këtij pozicioni, por në njëfarë mënyre me mundim.

"Ne ndihemi në vështirësi", tha ai. "Po, një vit më parë edhe unë isha shumë më optimist për procesin e reformave në Turqi". Por tani ai bën bilanc:"Gjendja ka kaluar nga e keqe në më të keqe". Në mikrofon patriarku preferon të mos e thotë këtë, por ai nuk lë asnjë dyshim: nga pamja e jashtme,ligjet reformuese të Turqisë duken të bukura, por në jetën e vërtetë, pikërisht minoriteti kristjan-ortodoks në Turqi nuk ka përjetuar "përmirësime konkrete", thotë Bartolomeu fjalë për fjalë.

Ai përmend shembuj: shtëpia e madhe e jetimëve në ishullin e princave i përket që prej 100 vjetësh Patriarkanës. Por që prej vitesh, shteti turk e ka konfiskuar: gjykatat turke e konfirmuan këtë konfiskim edhe në instancë të fundit, në bazë të një dekreti të viteve "70, me anë të të cilit Turqia konfiskon herë pas here pasuri të patundshme të minoriteteve, kryesisht të të krishterëve armenë dhe ortodoksë.

Në ishullin fqinj të princave Halki, ka 30 vjet që i vetmi seminar i krishterë ortodoks po qëndron bosh. Ankaraja ka premtuar shpesh se do ta rihapë seminarin, por konkretisht nuk ka ndodhur gjë: shteti turk vazhdon t'i përmbahet ndalimit të shkollimit të priftërinjve të krishterë në Turqi.

Edhe Kishën Santa Maria, të dëmtuar një vit më parë së bashku me sinagogat dhe institucionet britanike, patriarkun nuk e lënë ta rinovojë. Ka kohë që konsullata britanike dhe sinagoga hebreje janë restauruar, por për kishën ende nuk është dhënë aprovim.

Bartolomeus ka vendosur tani ta paditë Turqinë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sepse të paktën konfiskimin e jetimores ai nuk është i gatshëm ta pranojë.


  • Data 25.11.2004
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquc
  • Data 25.11.2004
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquc