Pasqyra e shtypit | Studimi në Gjermani | DW | 29.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit

Tema: Kongresi i unionit kristian demokrat në Dortmund, kushtetuta irakiane dhe angazhimi ushtarak gjerman në Afganistan

default

Në kongresin e tij në Dortmund Unioni Kristiandermokrat gjerman përgatitet për nderrimin e pushtetit dhe nqs fiton zgjedhjet me 18 shtator do të nisë menjëherë reformat.Gazeta Ekspress e Këlnit shkruan:

"Para një muaji dukej krejt e sigurtë, që Angela Merkel të arrijë një fitore triumfale. Tani anketimet janë mirë, por jo aq të sigurta që një koalicion me liberalët të mund të sigurojë shumicën solide. Dje CDU deshi të largojë të gjitha dyshimet përmes një kongresi në Dortmund, i cili ishte inskenuar si një koncert popi, apo si fitorja e një kampionati futbolli. Mijera simpatizantë entuziaste të CDU-së therrisnin Angela Merkel. Kandidatja për kancelare dhe strateget e fushatës së saj zgjedhore e dinë shumë mirë se unioni duhet të fitojë shumë simpati në ditet e fundit, për të mos perfunduar me 18 shtator në koalicionin e madh të padësherueshem. Këte efekt duhet të kishte edhe kongresi i Dortmundit."

Mittelbayrische Zeitung shkruan:

"Gjasat që Merkel të marrë përsipër kete detyre Herkuli pas 18 shtatorit janë të mëdha. Por ajo nuk është e vetme. Prandaj edhe kongresi i kampioneve në Dortmund u inskenua në mënyrë perfekte për të theksuar unitetin brenda rradhëve të veta. Keto zgjedhje megjithe rezultatet e qëndrueshme të anketimeve nuk janë fituar ende nga unioni. Dëshira për ndryshim politik në vend është e madhe, por nuk ka eufori ndryshimi, që e katapultoi Schrëderin në pushtet në vitin 1998. Që Schrëder të mos zgjidhet më pas 7 vjetesh koalicion me të gjelbrit, e merr me mend shumica më e madhe e njerëzve. Por edhe aprovimi për Merkelin deri tani të ftohte dhe të distancuar nuk është shumë i madh.
Stuttgarter Zeitung

"Në sipërfaqe entusiazëm. Të gjithë në union kanë treguar anën e vet më të mirë. Ky nuk ishte kongres. Aty u mbajt meshe për Angela Merkelin. Kush mendon me gjatë rrudh ballin. Wolfgang Schäuble koka me e zgjuar e unionit tha që të mos mendojmë vetem për fushatën elektorale për kohën pastaj. Ai paralajmëroi për përgatitje për qeverisje. Kush sheh në atë drejtim e kapin dyshimet. Partia marshon e fortë. Por përsa i përket personelit me gjithë ekipin kompetent i mungon forca e një ekipi të aftë për të kapërcyer krizat."


Projektkushtetuta irakiane është gati, por përfaqësuesit sunitë vazhdojnë ta refuzojnë.
Mitteldeutsche Zeitung shkruan:


"Në thuajse çdo vend të botës demokraci, monarki, diktaturë, apo shteti fetar kushtetuta rregullon gjithçka. Në Irak nuk është kështu. Projektkushtetuta e paraqitur përjashton çeshtje të rëndësishme të pushtetit, sepse hartuesit e dinë që unanimiteti nuk mund të arrihet. Pohimet për strukturën federale dhe rolin e fesë, që në islam nuk mund të ndahet nga politika, mbeten të paqarta. As shiitet dhe as sunitet, apo kurdët nuk kanë demonstruar deri tani vullnet të vertetë, për të krijuar një shtet stabël. Kështu kushtetuta është pothuajse e pavlerë, dhe shpresa që me aprovimin e saj mund të stabilizohej situata, është një iluzion."

Nürnberger Zeitung shkruan:

"Në rradhë të parë grupimit më të fortë të koheve te Sadam Huseinit nuk i vjen për shtat transformimi i Irakut në një shtet federal dhe diskriminimi (në sytë e tyre) i regjimit të rrezuar nga aleatët. Ankesa ka edhe që islami në kushtetutën e re është burimi kryesor, por jo burimi kryesor i rendit ligjor. Në fakt sunitet kanë pretendime kunder rendit ligjor dhe kjo ka të bëjë në rradhë të parë me prezantimin e ulët të drejtimit fetar të tyre në stukturat politike. Por për këtë e kanë fajin vetë. Sepse me gjithë përpjekjet shtresa e vjeter drejtuese e përkrahur nga Sadam Huseini i bojkotoi në janar zgjedhjet parlamentare. Me rezultatin logjik, që nuk është e përfaqësuar sa duhet në asamblenë kombetare dhe kështu nuk ka ndikim."

Finacial Times Deutschland për operacionin gjerman në Afganistan

"Disa jave para se zgjedhjet parlamentare në Afganistan ta cojnë vendin drejt një ere të re, edhe Bundesveri pergatitet për një fazë të re të operacionit të tij ushtarak. Me ndarjen e vendit në katër zona pushtimi Gjermania merr pergjegjesinë për sektorin e veriut. Një operacion pa rreziqe nuk ka per të qenë. Ministri i mbrojtjes Peter struck, i cili u nis për në Afganistan për një vizitë të shkurtër ushtarëve gjermanë të stacionuar atje, është përpjekur në jubileun e Bundesverit në qershor, që ta përgatisë opinionin për viktima. Zgjerimi i përgjegjësisë është konsekuenca logjike nga roli prominent, që ka marrë politika e jashtme gjermane në Afganistan. Mendohet që pak pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani parlamenti në Berlin të vendosë për zgjatjen e operacionit dhe shtimin e trupave të kerkuar nga ministri i mbrojtjes Struck. Gjermania ka vendosur, që të marrë përsipër një rol drejtues në vatren e larget të krizës në Afganistan."

  • Data 29.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aru3
  • Data 29.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aru3