Pasqyra e shtypit | Studimi në Gjermani | DW | 30.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit

Tema: Tranformimi i klimës, politika e brendshme dhe shpenzimet mjekesore në Gjermani

Ostsee Zeitung që del në Rsostock shkruan lidhur me transformimin e klimës në botë.

"Cfarë po ndodh këtu? Gjithnjë e më shpesh moti po kalon në ekstrem. Nga një fenomen i tillë shkencëtarët kanë paralajmëruar prej shumë kohësh. Ata kanë vlerësuar miliona të dhënash nga atmosfera nga akullnajat, nga të çarat e koreleve në oqeane dhe nga rrathët që dëshmojnë vjetersinë e pemëve. Sot mjafton të hedhësh një sy në faqet e lajmeve, apo në televizorë, për të kuptuar se po sinjalizohet një skenar apokaliptik. Transformimi i klimës i bërë nga njeriu është në realizim të plotë dhe do të ketë pasoja të thella në jetën tonë. Por asgjekundi nuk duket kthesa në politikë. Lobi ekonomik përpiqet perhere të japë argumentin vdekjeprurës, se mbrojtja e klimës frenon zhvillimin ekonomi. Por nqs natyra rebelohet, ajo ndjek ligjet e saj."

"Gazeta "Offenbacher Post" shkruan për zhvillimet në politikën e brendshme në prag të zgjedhjeve

"Politika dhe ata që hyjnë nga deriçka. Kjo nuk ka funksionuar as nën Gerhard Schrëderin. I fundit, i cili hoqi dorë dhe u kthye i lodhur te ekonomia ishte ish ministri i financave Müller. Sikur politika dhe shpirti i pavarur nuk përkojnë dot bashkë. Kështu edhe kesaj rradhe ekziston droja se edhe me dy të rinjtë në ekipin e Merkelit mund të ndodhë e njëjta gjë. Fillimisht të brohoritur si vendim grandioz, si shpresa dhe raketa të fushates elektorale. Pastaj pas ca kohesh idete e guximshme anashkalohen, nuk merren parasysh dhe futen në sirtarë të thellë politikë deri në ditën e shën Kurrit. Lobet përkatese dhe sigurisht edhe klientela elektorale do të jenë të kenaqur."

"Ostthüringer Zeitung" që del në Gera shkruan:

"Humbja e besimit tek politika vjen nder te tjera si pasojë e premtimeve, që nuk mbahen si për sigurinë e pensioneve, për pejsazhe të lulëzuara në Gjermaninë Lindore dhe për uljen e papunësisë. Para tre vjetesh ish shefi i Volkswafgenit Peter Hartz, shpikësi me të njëjtin emer i reformave të tregut te punës të qeverisë socialdemokrate dhe të gjelber, me recetat e tij kishte parashikuar deri sot gjysmimin e numrit të të papunëve. Rrjedha krejt e kundert e zhvillimeve është e njohur dhe për më tepër shkak kryesor për zgjedhjet e parakohshme, nga të cilat Peter Müller shpreson postin e tij të ri."


Shpenzimet mjekesore po shtohen shumë më tepër nga ç´ pritej. Për këtë vit shpenzimet e arkave të kursimit janë 12% më shumë se vitin e kaluar.
"Landhuter Zeitung/Straubinger Tagblatt" për shpenzimet mjekësore.

"Në shpenzimet mjekësore Gjermania ndodhet pas Amerikës në vendin e dytë, por rezultatet janë mesatare. Sistemi shendetesor me arkat superdimensionale të kursimeve dhe me shoqatat e arkave të mjekeve harxhon shumë para. Pasojat janë mungesa e kualitetit, defiçiti në trajtim dhe pacientë të pakënaqur. Sistemi është i sëmurë dhe mund të sherohet, nqs kryhet një operacion i madh. Kurat në formen e gjoja reformave, e kanë zgjatur sëmundjen. Pa më shumë konkurrencë, transparencë, mundesira për të zgjedhur dhe të drejta të pacienteve, Gjermania mund të presë deri kush e di se kur, për t´u sheruar."


  • Data 30.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aru1
  • Data 30.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aru1