1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit

27 Tetor 2005

50 vjetori i ushtrisë gjermane, Bundesverit, samiti jo zyrtar i BE në Britaninë e madhe.

https://p.dw.com/p/ArtD
Festimi i 50 vjetorit te Bundesverit ne Berlin
Festimi i 50 vjetorit te Bundesverit ne BerlinFotografi: AP

Bundesveri, ushtria gjermane feston 50 vjetorin

Märkische Allgemeine shkruan

"Kudo që të bëhet festimi protestuesit nuk janë larg. Edhe pse si vend simbolik është zgjedhur parlamenti gjerman, asosiacionet me Prusinë, militarizmin dhe Hitlerin nuk priten gjatë. Por kur, nqs jo tani për 50 vjetorin e krijimit të Bundesverit, duhej zgjedhur një shesh, që bën të qartë lidhjen e parlamentit me ushtrinë? Nqs nuk është e drejtë të qortosh kënd për tendenca marciale, atëherë ai është Bundesveri. Ai tani është 50 vjeç. Por se si zhvillohet ai, do të mbetet ushtri me shërbim të detyruar, apo bëhet ushtri profesioniste, kjo është çështje e hapur për shkak të situatës difuze të ofertave, përfshirë edhe lidhjen e saj në operacionet ndërkombëtare."

Landshuter Zeitung/Straubinger Tagblatt

"Bundesveri pati mjat shkak për të festuar 50 vjetorin para parlamentit në Berlin. Por ai duhet të luftojë edhe me probleme. Transformimi në një ushtri moderne të shekullit të 21 paraqitet i vështirë dhe vështirësohet nga kasat e zbrazëta. Sundon pakënaqësi në trupë. Operacionet e shpeshta jashtë shtetit dhe mbylljet e kazermave janë ngarkesë për ushtarët dhe familjet e tyre. Ushtarët pyesin veten, si do t´i vejë halli atyre dhe punëdhënësit të tyre, por politika nuk jep asnjë përgjigje. Koncepti i përgjithshëm për politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë i paralajmëruar nga ministri i mbrojtjes Strucki i ka mbetur borxhli si Bundesverit ashtu edhe taksapaguesit. Atmosfera e ditës festive mbetet e mjegulluar."

"Nordbayerischer Kurier" nga Bayreuth

"50 vjet nuk janë më moshë, dhe aq pak për një organizatë si Bundesveri. Ajo është mbajtur mirë, këtë duhet ta pranojmë, i ka kapërcyer mirë kohët e luftës së ftohtë, ashtu si dhe kalimin në një pjesë të re të identitetit të tij, ka kapërcyer mirë operacionin e parë "out of area" jashtë Natos, në vitin 1995 në Bosnjë. Sigurisht tek Bundesveri ka shumë gjëra që duhen përmirësuar. Drejtimi i njerëzve bën pjesë këtu, sepse sistemi i përbërë nga urdhëra dhe bindje, pa të cilën një ushtri nuk funksionon, ka nevojë patjetër për forcën e argumentit. Por kohërat kanë ndryshuar edhe këtu, toni në kazerma është bërë më i moderuar."


"Handelsblatt" i kushton vemendje samitit jo zyrtar të BE, që mbahet sot në Britaninë e madhe.

"Samitin e sotëm në Hampton Court e thirri Blair për të debatuar "hapur dhe lirisht" për kursin e ardhshëm të BE-së. Por këtë publiku siç duket e pret më kot. Downing Street ofroi ditët e fundit një kurs kompromisi. Politikanët kryesorë britanikë lavderojnë tani papritur efektin e mirë të standarteve të politikës sociale. Kështu ky samit do të përfundojë me një nga deklaratat e zakonta të zbutura, të cilat nuk i dhëmbin askujt, por që nuk e shpien përpara bashkësinë. Për mungesën e dëshirës së britanikëve për të luftuar ka edhe një shpjegim, Blair nuk mendon më, që Evropa është e aftë për reforma."

"Der Tagespiegel" merret me situatën e brendshme në Gjermani

"Qëllimi duhet të jetë, që të arrijmë globalizimin me ekonominë sociale të tregut. Nqs Angela Merkel pas katër javësh bëhet kancelare, duhet të dallohet një plan, që e kalon agjendën 2010. Cfarë duhet bërë? Të shkurtohen pensionet? Apo t´u kerkohen taksa atyre që shfrytezojnë autostradat? Pyetje të tilla bëhen kudo, pa marrë parasysh lobistët? Ai që duhet të udhetojë sa andej kendej, sepse nuk do ta shperngulë familjen, duhet të jetë i kënaqur, që nuk bën pjesë tek të pesë milionë të papunët."

"Offenbacher Post" shkruan për zgjedhjen e kryetarit të partisë së majtë PDS në postin e nënkryetarit të parlamentit gjerman

"Në demokracinë tonë parlamentarët duhet të përgjigjen vetëm para ndërgjegjes së tyre. Dhe nqs dikush nuk e konsideron Biskin të përshtatshëm për këtë post të lartë në parlament, për shkak të bashkëpunimit të tij me ish sherbimin sekret në Gjermaninë Lindore, le të mos e zgjedhë. Partia e majtë PDS mund të emërojë një kandidat tjetër, sepse posti i përket asaj sipas rendit të ditës. Por të bëhen aq kohë zgjedhje, derisa t´u pëlqejë Biskit dhe kompani, dhe ta quajnë atë pastaj vendim demokratik, do ta dëmtonte postin dhe parlamentin dhe do të çonte ujë në mullirin e atyre, që nuk e duan shumë sistemin tonë."