1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit

19 Janar 2006

Temat e sotme të shtypit gjerman: Protesta e mjekëve gjermanë për rroga më të mira, mosarritja e kompromisit mes parlamentit evropian dhe ministrave të financave të Bashkimit Evropian

https://p.dw.com/p/Arro


"Leipziger Volkszeitung" shkruan, se tek mjekët është rritur mllefi. Ata demonstrojnë për rroga më të mira, kundër burokracisë dhe parregullsive të tjera. Ata duan të mbikqyrin pacientët dhe t'i shërojnë, por jo gjithmonë të mbështetur me duar pas muri. Këtë vend nuk e kanë pritur. Mirëpo realiteti është ky: Derisa politikanët dëshirojnë, premtojnë lejimin e ligjit për masat e kursimit, mjekët ndodhen në pozitë të keqe para pacientëve. Rrogat e mjekëve nuk po ngrihen siç është shpresuar deri tani.


"Offenbach Post" lidhur me këtë temë vëren, se ka ardhur koha për gjetjen e një zgjidhjeje praktike. Miliarda shtesë në dobi të mjekëve nuk duket sa do të ketë, por edhe në këtë mënyrë diçka mund të vihet në lëvizje. Në sprovë janë shoqatat e mjekëve, të cilat si partnerë konstruktivë duhet t'i zgjidhin problemet së bashku me adiministratën e sistemit shëndetësor.


Temë tjetër e shtypit gjerman: Mosarritja e kompromisit mes parlamentit evropian dhe ministrave të financave të BE-së.
"Kölnische Rundschau" shkruan, se vetoja cilësohet si tingëllima më e vrazhdë, të cilën parlamenti evropian ka në dispozicion t'a përdorë. Jo-ja e dyfishtë e djeshme hyn në radhën e vendimeve spektakulare të këtij parlamenti gjatë viteve të fundit.

Ndërsa "Tageszeitung" e Berlinit e përqëndron vëmendjen tek konflikti rreth programit atomik të Iranit. Ajo shkruan, se Irani ka arsye të mjaftueshme të posedojë armë atomike. Por askush nuk dëshiron t'a shohë Iranin si fuqi atomike. Prandaj ai duhet të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit. Sanksionet ekonomike nuk ndihmojnë në këtë rast, sepse më shumë do të dëmtohej perëndimi se sa vetë qeveria në Iran. Irani duhet të lëvizë nga pozicioni i deritanishëm, por edhe qeveria e Bushit.