Pasqyra e shtypit | Studimi në Gjermani | DW | 31.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit

Konflikti atomik me Iranin, dhuna mes nxënësve në shkollat gjermane si dhe reformat në shëndetësi

Konferenca per Iranin ne Berlin

Konferenca per Iranin ne Berlin

Bashkësia e shteteve i ka dhënë Iranit një afat prej 30 ditësh për të ndërprerë pasurimin e uraniumit, dhe ka shtuar shpresat për zgjidhjen paqësore.

"Flensburger Tageblatt" shkruan:

Brenda 30 ditëve duhet ndërprerë pasurimi i uraniumit përndryshe... po, çfarë
përndryshe? Do të përjashtohen iranianët nga kampionati botëror i futbollit?
Do të ndalohen të vijnë politikanët iranianë? Në përkatësi me peshën e këtyre pasojave Teherani disa orë pas ultimatumit deklaroi pa u tronditur, se pasurimi do të vazhdojë. Kështu raundin tjeter të lojës me atomin e kanë mullahët. Dhe ata luajnë me kohën. Përditë programi nuklear bën përparime dhe me çdo përparim afrohet mundesia e ndërtimit të bombës dhe kjo do të jetë gjithnjë e më e vështirë të pengohet.

"Neue Westfälische" që del në Bielefeld shkruan për temën e Iranit:

Spiralja e kërcënimeve, e deklaratave, rezolucioneve dhe e armëve duket e
nxjerrë jashtë loje. Sikur të mos ishte afati 30 ditor. Irani ka deklaruar ndërkohë se nuk do të reagojë ndaj presionit. Kështu pas raportit të IAEA-së duhet të pasojnë deklarata më të rrepta.


Saarbrücker Zeitung" po mbi këtë temë :

Qentë që lehin, nuk kafshojnë. Sipas kësaj fjale të urtë duhet të orientohet udhëheqja iraniane në konfliktin atomik me perëndimin. Sepse edhe pse dje në Berlin përfaqësuesit kryesorë të OKB-së e vlerësuan paralajmërimin ndaj Iranit si një hap drejt zgjidhjes diplomatike, nuk ia vlen që të hidhet në leter. Kjo për shkak se rusët dhe kinezet si partnerët kryesore tregtare të Teheranit bënë të qartë, se nuk do t´i mbështesin SHBA-të dhe BE me sanksione në rast serioz.

Dhuna dhe agresiviteti ndërmjet nxënësve në shkollat gjermane është bërë një
fenomen shqetësues. Sidomos pasi kjo çështje u shtrua me të madhe nga mësuesit e lagjes Neukëln të Berlinit, e cilat banohet kryesisht nga të huaj.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton:

Thirrja për ndihmë e mësuesve, që druhen për shëndetin e tyre, është e qartë.
Në shkollën e tyre kanë marrë fuqinë në dorë nxënësit me sfond emigracioni. Zemerimi i fshehtë dhe dhuna, të cilin mësuesit në Neukëln nuk e përballuan dot më, herët apo vonë do të shfaqet në rrugë. Atëherë edhe qytetarët e tjerë do ta ndjejnë, edhe në të ashtuqujturat lagje më të mira të qytetit. Të paktët nxënësit me origjinë gjermane në Neukëln, që atje quhen "derrangrënës", e dinë se atë që i pret pas shkolle, një jetë në pakicë. Në perspektivë një të ardhme të tillë mund ta ndryshosh në rastin më të mirë, me integrim konsekuent dhe në kohën e duhur, duke filluar që në kopsht. Angazhimi i punonjësve sociale në shkolla është vonë.

"Offenbach Post" për dhunën në shkolla:

Dhënia e alarmit nga këshilli i mësuesve të një shkolle në Berlin trondit prindërit, nxënësit dhe mësuesit. Vjen pyetja a është ky një rast i veçantë apo në shkollat e të gjithë vendit shpërthejnë digat. Sipas organizatës për mbrojtjen e viktimave Unaza e bardhë numri i akteve të dhunës nder nxënësit është shumë i madh. Me sa duket problemi po rritet në heshtje, sepse në shumë shkolla nuk flitet me qejf për mobing apo sulme trupore. Frika nga humbja e emrit të mirë është e madhe.


Süddeutsche Zeitung" shkruan duke marrë shkas nga fillimi i bisedimeve për
reformën shëndetësore:

Ndarja e sotme bie ndesh edhe me lirinë e zgjedhjes së ekonomisë së tregut.
Një klient duhet të ketë të drejtë të zgjedhe dhe n.q.se nuk i pëlqen të vendosë
për diçka tjetër. Në sistemin shëndetesor mund të zgjedhin vetëm disa. Vetëm
ai që fiton shumë, mund të zgjedhë të sigurohet privatisht apo në shtet. Dhe
kete lejohet ta bëjë një herë në jetë. Po pacienti privat nuk mund të zgjedhë
as në sistemin e tij, n.q.se nuk është i kënaqur me sigurimin, sepse pastaj ka
disavantazhe.

"Nordbayrischer Kurier" lidhur me papunësinë:

Për heqjen e alarmit në tregun e punës është shumë shpejt me shifrën e
papunësisë prej pesë milionë. Barrën që i bie ekonomisë nga papunësia masive,
nuk mund ta mbajë mbi supe shoqëria. Deri tani i është kundërvënë fenomenit
me rritje taksash dhe shtimin e konributeve për sistemet sociale. Por kjo shtyp konjunkturën, ul deshirën e konsumatorit për të blerë dhe çon në fund
në një rritje ekonomike modeste.

  • Data 31.03.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqe
  • Data 31.03.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arqe