Pasqyra e shtypit | Studimi në Gjermani | DW | 13.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit

Acarimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe dorëheqja e trainerit të kombëtares gjermane Jürgen Klinsmank janë temat dominante të shtypit të sotëm gjerman.

Ushtarë izraelitë në Libanin jugor

Ushtarë izraelitë në Libanin jugor

Në lidhje me përshkallëzimin e gjendjes në Lindjen e Mesme, gazeta "Offenbacher Tageblatt" shkruan:

"Fushata e Izraelit në Rripin e Gazës dhe në Liban i kalon caqet e aksioneve për shpëtimin e një ushtari të kidnapuar. Qeveria e Jeruzalimit synon vetëm që të demonstrojë me kusht forcë. Por në këtë mënyrë procesi i paqes në Lindjen e Mesme nuk shkon dot përpara. Të tregosh forcë kundrejt terroristëve palestinetë është e drejtë. Por nga ana tjetër duhen bërë përpjekje që të sjellësh në tryezën e bisedimeve forcat paqësore."

Gazeta "Hamburger Abendblatt" tregon mirëkuptim për qëndrimin e Izraelit:

"Izraeli nuk bën dot ndryshe, vetëm se të reagojë me forcë kundrejt sulmeve të vazhdueshme palestineze kundrë fshatrave izraelitë dhe kidnapimit të ushtarëve. Çdo qëndrim i tërhequr kundrejt kidnapuesve do të konsiderohej prej arabëve si dobësi dhe ftesë për kidnapime të reja."

"Wiesbadener Kurier" shkruan:

"Sado të kuptueshme të jenë goditjet e ushtrisë në Rripin e Gazës dhe Liban, aq e paktë është edhe shpresa për siguri. Ushtreia izraelite është zhytur sërish në atë moçal prej së cilit kishte dalë me mundim të madh. Sidomos invazioni ndaj Libanit nuk ka ndonjë qëllim të qartë, po të përjashtojmë atë të lirimit të ushtarit të kidnapuar, gjë që ka pak shpresa të realizohet. Kush pritet të shkatërrohet. Hizbollahët? E gjithë republika, e cila sapo u çlirua prej ndikimit sirian?"

"Rhein Zeitung", (Koblenz):

"Ekstremistët në Lindjen e Mesme e ndjejnë veten më të fortë se kurrë. Mosmarrëveshjet për programin atomik të Iranit, forcimi i milicëve talebanë në Afganistan dhe problemet e amerikanëve në Irak i japin sinjal krahut radikal të Hamasit që të përpiqet të dobësojë Izraelin. Me këtë ata shkatërrojnë të gjitha përpjekjet për paqe."

Kalojmë në temën tjetër. Gazeta "Ostsee Zeitung" komenton dorëheqjen e Klinsmanit prej postit të trainerit:

"Më në fund na filloi dhimbja e kokës pas trallisë së botërorit 2006. Tri ditë pas festës së jashtëzakonshme për ekipin gjerman në Berlin, traineri Klinsman, heq dorë prej postit duke zhgënjyer miliona tifozë, por para së gjithash lojtarët e ekipit të tij. Kjo është fatkeqësi për futbollin gjerman, por nuk është një gjë e papritur. Klinsmani po tregohet konsekuent. Po me aq zell sa reformoi skuadrën gjermane brenda 24 muajsh, po me aq zell po vazhdon planet për jetën e vet. Në karrierën e tij të shkurtër si trainer, Klinsmani vuri në lëvizje shumë më tepër se sa të gjithë paraardhësit e tij."

"Rhein-Neckar Zeitung" (Heidelberg):

"Vendimi i trainerit të kombëtares nuk të surprizon. Klinsmani ka natyrë aventurieri, atë e tërheqin gjithmonë sfida të reja. Ai është njeri familjar dhe e ka të shenjtë sferën private, të cilën e mbron në anonimitetin amerikan. Ai është kokëfortë por edhe i zgjuar. Kurorat e lavdisë, dekorata për merita, adhurimi prej popullit tregojnë se kishte arritur pikën më të lartë të shkëlqimit, pas së cilët fillon venitja."

"Landeszeitung" (Lüneburg):

"Pikërisht kur është më bukur duhet të largohesh. Pikërisht për këtë askush nuk duhet të çuditet prej largimit të Klinsmanit. Megjithë rezistencën e madhe ai për dy vjet me radhë hodhi bazat për festën e botërorit 2006. tani pas kampionatit në Gjermani është kthyer e përditshmja. Klinsmani i lë pasardhësit të vet, Joachim Lëw një trashëgimi të rëndë. Ky i fundit nuk ka as karizmën dhe as emrin e madh të shefit të tij. Atij mund t'i ndodhë si Berti Vogst, i cili pasoi në post, Franz Beckenbauerin. Ai që trashëgon postit e një njeriu të madh, mund të rrëzohet lehtë."

  • Data 13.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aroy
  • Data 13.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aroy