1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e Shtypit tw Kosovws

Agim Zogaj / Prishtinë.28 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As3w
"Kombëtarizmi, ndjenja e anëtarëve të kombit për kombin e vet, atdhetarizmi, ndjenja e bijëve për atdheun e vet është sot ndjenja më në lulëzim, është sot ndjenja më qytetare e bashkëkohësve, është ndjenja më qytetëruese". Kështu shkruan ndër të tjera "Bota Sot" për të shtuar se " sa më shumë ta duan atdheun, sa më shumë të dëshmohemi për kombin, sa më shumë ti përkushtohemi atdheut dhe kombit, bashkimit tonë në atdheun e përbashkët dhe kombin e përbashkët, aq më shumë e shprehim qytetërimin tonë perëndimor. Flamuri Shqiptar, si flamur i njërit prej tre kombeve themeluese të qytetërimit evropian, qoftë flamur i Familjes së bashkuar Evropiane, qoftë flamur i Evropës së Bashkuar. Prandaj, gëzuar, vëllëzër shqiptarë, kudo që jeni në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore, Çamëri dhe në Diasporën Kombëtare Shqiptarem, gëzuar Ditën e Flamurit Shqiptar", shkruan "Bota Sot". "Kosova Sot" apostrofon se" Festa jonë kombëtare duhet të shënohet në sensin më kritik të mundshëm për ato që nuk kemi mundur të bëjmë deri tani. Politikanët sot duhet të përmirësojnë moralin e tyre, qeveritarët duhet tu japin fund vjedhjeve dhe të paditurit të përjashtohen nga udhëheqja". Me një garniturë të tillë," sipas "Kosova Sot", " kombi ynë do të vazhdojë të ketë " disa shtete" dhe ndoshta më shumë flamuj. "Në këtë mënyrë perceptimi, patriotizmi ynë do të mbetet gjithmonë një vlerë false dhe ne nuk do të kemi asnjëherë një shtet të fortë, siç e kanë kombet e tjera evropiane". Gazeta në fjalë boton intervistën me Hashim Thaçin, kryetar i PDK-së i cili ka thënë se " Shtetet nuk ndertohen me simbole se janë krijuar shumë konfuzione rreth çështjes se a duhet të ketë Kosova flamur të vetin apo jo". Kryetari i PDK-së theksons se "Ne jemi shqiptar dhe flamuri ynë kombëtar është dhe do të mbetet ky që është". Kurse Bashkim Rama, shef i zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Shqipërisë në Kosovë në intervistën dhënë gazetës "Zëri" veç tjerash është shprehur se "Festa e Flamurit na bashkon të gjithëve, se këto festa lidhen me identitetin e kombit, nga buron edhe identiteti personal i njerëve". Ramush Haradinaj, ndërsa, kryetar i AAK-së në intervistën për gazetën "Epoka e re" deklaron se " Jemi të vonuar, por Nëntori tjetër me pavarësi". Haradinaj është shpresëdhënës se " nëntori që vjen do të jetë nëntor i kurorëzimit të përpjekjeve tona për pavarësi. Do të shënojë pavarësinë e Kosovës". "Koha Ditore" në temën e prognozimit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian shkruan se" Kosova është i vetmi vend evropian që nuk ka autostrada dhe së këndejmi është reale të pritet që do të jetë vendi i fundit në Evropë që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian".