Pasqyra e shtypit te Shqiperise | Studimi në Gjermani | DW | 16.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Shqiperise

Nje nga temat kryesore qe trajtojne gazetat e sotme eshte ajo e greves se urise se ish shefit te policise se Beratit, Ilirian Dida. Dida prej nje jave eshte mbyllur ne shtepine e tij ne Berat ne nje greve urie, pasi kundershton urdherin e Ministrise se Rendit per ta larguar ate nga detyra, dy muaj me pare.

“Dida, 7 dite ne greve urie: “Ne burg, ne varr, ose ne detyre”” eshte titulli i madh ne faqen e aktualitetit te gazetes se perditshme SHEKULLI. Gazeta informon se gjate dites se djeshme Dida eshte vizituar nga nje grup mjekesh te urgjences se kryeqytetit, me urdher te ministrise se shendetesise. “Ata i kane bere disa injeksione per t’i stabilizuar tensionin dhe problemet e tjera qe jane shfaqur. Mjeket nuk kane dashur te japin asnje informacion per gjendjen, por ish-oficeri i larte i policise thote se tashme nuk i dhimbset jeta”.

PANORAMA shkruan se ne mbremje ka qene per vizite tek banesa e Dides ne Berat dhe kryetari i Komisionit Parlamentar te Rendit dhe SHISH-it , Neritan Ceka. “Ceka: Do i kerkoj kryeministrit rikthimin e Ilirian Dides” eshte titulli i madh ne faqen e aktualitetit te kesaj gazete, ku jepen dhe disa deklarata te Neritan Cekes, pas vizites se tij. “Une do ti kerkoj qeverise anullimin e urdherit te nxjerre per largimin e Ilirian Dides, sepse nuk ka argumente te forte dhe fakte. Njekohesisht do te kerkohet te kthehet ne dispozicion”- ka thene mes te tjerave kryetari i komisionit parlamentar te Rendit dhe SHISH-it .

Nga ana e saj e perditshmja BALLKAN kthehet dy muaj me pare atehere kur ish zevendesministri Igli Toska (tani minister) ka leshuar urdherin per largimin e Ilirian Dides nga posti i drejtorit te policise se Beratit. Gazeta citon motivacionin qe Ministria e Rendit ka formuluar me 16 dhjetor 2003: “Per veprime qe cenojne ne menyre te pariparueshme ligjin e detyren dhe e vendosin punonjesin nen akuzen e kryerjes se nje krimi te rende ndaj poplicise dhe rendit. Argumentet qe e shoqerojne kete motivacion jane: Favorizim i qendrimit ne detyre te punonjesve te policise te inkriminuar dhe pengimi i se vertetes lidhur me vdekjen e nje shtetasi”. KOHA JONE njofton ne faqen e politikes se Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, me ftese te presidentit Slloven Drnovcek fillon sot nje vizite dy ditore ne Slloveni. “I ftuar nga presidenti slloven, programi i vizites se presidentit Moisiu parashikon bisedime koke me koke mes dy homologeve, pasuar nga bisedimet mes delegacionit te Republikes se Sllovenise e atij te Republikes se Shqiperise dhe deklarates perkatese nga dy kryetaret e shteteve. Takime te vecanta Moisiu do te kete dhe me Presidentin e Asamblese Kombetare te Republikes se Sllovenise, Borut Pahor e me drejtues dhe perfaqesues te forcave politike ne parlamentin e ketij vendi, me kryetaren e bashkise se qytetit te Lubjanes, znj. Danica Simic”.

  • Data 16.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2H
  • Data 16.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2H