1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit te Shqiperise

11 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1F

“Nano: 6 ministri qe nuk kane punuar mire”, shkruan me germa te medha ne faqen e aktualitetit SHEKULLI, duke ju referuar mbledhjes per analizen tremujore nga ana e qeverise. “Administrata e larte shteterore ka shfaqur aftesi te ulet ne permbushjen e detyrave kryesore te qeverise per periudhen e tremujorit te pare te vitit 2004. Ne analizen e qeverise per kete periudhe kohore kryeministri Fatos Nano tha se disa nga ministrite nuk kishin arritur te plotesonin ne afat permiresimin e kuadrit ligjor, duke penguar ritmin e reformave te planifikuara. “Doja te terhiqja vemendjen per mosrealizmin e plote te matrices se ministrive te tilla si, Ministria e Rendit Publik, Ministria e Financave, Ministria e Shendetesise, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizmit e ndonje tjeter. Verehet se kemi ende nje numer te madh aktesh ne proces, c’ka do te thote se puna jone koordinuese nuk eshte ne nivelin e ritmeve qe duhen kapur”- citohet te kete thene mes te tjerave kryeministri Fatos Nano.


KOHA JONE boton sot nje interviste me analistin Mustafa Nano, nen titullin: “Brenda PS-se nuk ka me moral”, ku mes te tjerave ai shprehet: “Pragmatizmi per udheheqesit socialiste eshte e vetmja doktrine, sipas te ciles ata levizin ne politike. Vecse eshte nje pragmatizem i peshtire. Motivimi shqiptar i ketij pragmatizmi te shthurrur dhe imoral mund te gjendet fare mire tek fjala “e urte”: Dora qe s’kafshohet puthet”.

“Rreziku nga nga medyshjet fatale te opozites” titullohet editoriali i sotem qe boton ne faqen e pare TEMA. “Ne te vertete qe levizja “Nano ik” te kete kuptim kerkon te kete vetem nje motiv kryesor dhe ky motiv eshte pamundesia per te pasur zgjedhje te lira me Fatos Nanon si kryeminister. Kjo megjithese u pranua, nuk u tha kurre qarte nga lidershipi i opozites. Kjo paqartesi e ndihmoi kryeministrin ta devijoje dhe ta komentoje levizjen “Nano ik” si nje levizje te paqarte, populiste, pa vizion dhe me metoda te vjetra. Ne te verteta levizja nuk ka rene, mes te tjerash, sepse shoqeria eshte kunder qeverise, por levizja nuk ka impakt ende tek qeveria dhe tek nderkombetaret se opozita heziton ta beje publik vendimin e saj per te mos shkuar ne zgjedhje me Fatos Nanon”.


ALBANIA ne nje koment te saj me titull “Forumi” kercenon serish PD-ne”, analizon pjesmarrjen dhe rolin e disa partive te vogla ne koalicionin opozitar nen moton “Nano ik”. “PD-ja, e sprovuar me pushtet 5 vitet e para te demokracise pret me ankth diten e rikthimit. Ndaj prej 7 vjetesh nuk ka lene forme proteste pa zhvilluar: paqesore dhe te dhunshme, me ose pa aleate. Por gjithnje ka ditur te jete ajo organizatorja, ajo qe fiton dhe ajo qe humbet. Individet qe tani flasin per “radikalizim” te protestes, nuk jane mesuar asnjehere te humbin, i lodh opozitarizmi. Kane flirtuar me cilindo qe kishte pushtet dhe per te rrembyer serish nje cope ata kercenojne.