1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit te Shqiperise

3 Qershor 2004

Lajmi i dites ne shtypin e sotem te Tiranes eshte doreheqja e Ylli Manjanit nga detyra e keshilltarit te kryeministrit Fatos Nano.

https://p.dw.com/p/As09

Gazeta" Korrieri" citon Manjanin te kete motivuar doreheqjen e tij me raportet e punes mes tij dhe kryeministrit nderkohe që një dite pas paraqitjes se doreheqjes, sqaron kjo gazete, kryeministri e ka shkarkuar Manjanin per braktisje dhe thyerje te disiplines ne pune. Sipas gazetes Ylli Manjani ka terhequr padine per shpifje ndaj deputetit dhe botuesit te gazetes "Koha jone", Nikolla Lesi per politizim te tejskajshem te çështjes.

Gazeta "Korrieri" boton sot edhe kryeartikullin "Doreheqja e Manjanit dhe frika e Nanos" ne te cilin shprehet se ka nje marredhenie ne krize mes qeverise dhe shoqerise civile, mediave, komunitetit te biznesit, mes saj dhe opozites si edhe me kundershtaret brenda PS. Lajmi zyrtar per shkarkimin e keshilltarit Manjani dhe jo per doreheqjen e tij, sipas gazetes" Korieri" deshmon se qeveria i trembet nje reaksioni zinxhir te tipit ortek brenda rradheve te saj.

Gazeta "Shekulli" e citon Ylli Manjanin te kete thene se padia e kryeministrit ndaj Lesit eshte "nje veprim cubash."
Çështja e projektvendimit per ndertimin ne Kashar me konçesion te nje impianti pastrimi plehrash nga nje firme italiane vazhdon edhe sot te jete ne fokus te shtypit te Tiranes.
Gazeta "Shekulli" boton sot opinionin "Plehrat dhe epi kobzi i kaosit" ku ndertimi i ketij impianti cilesohet si nje sfide ndaj shendetit social dhe qyteterimit urban ne Shqiperi. Kjo gazete citon gjithashtu nenkryetaren demokrate te Parlamentit Jozefina Topalli te kete thene se ndertimi i ketij impianti do te jete nje "bombe ekologjike".

Gazetat botojne sot edhe kroniken e nje takimi qe ka zhviluar per kete problem kryemionsitri Nano me drejtuesit e dikastereve qe mbulojne kete problem si edhe me perfaqesues te ambientalisteve te Shqipüerise. Sipas shtypit kryeministri eshte sensibilizuar per rrezikshmerine e ndertimit te ketij impianti dhe ka urdheruar ngritjen e nje grupi pune per t´i relatuar me hollesi. Gazetat e cilesojne shenje pozitive reagimin e kryeministrit por theksojne se nese projektvendimi do te miratohet nga Keshilli i Ministrave atehere impianti ne fjale do te perpunoje rreth 20 milione ton plehra nga Shqiperia dhe Italia per nje periudhe 25 vjeçare.

Gazeta" Koha Jone" dhe " Albania" ndalen edhe ne te rejat lidhur me arrestimin dhe burgosjen pa afat te Albert Xhanit, president i Klubit te Futbollit "Partizani". "Liri nga prangat ne kembim te largimit nga Presidenti. Cili politikan do te perlaje "Partizanin" pyet kjo gazete ne titullin e saj kryesor. Ndersa gazeta "Albania" shkruan se pas tre ditesh nga ankesa e avokatit te Xhanit do te rivleresohet masa e arrestit.