1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit te Kosoves

Agim Zogaj4 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1P

Duke njoftuar se Keshilli i Sigurimit, me 13 prill diskuton per rolin e ri te OKB-se ne Kosove, "Koha Ditore" ben te ditur se " Berlini vazhdon te merret me Kosoven. Pas qendrimit te ministrit te jashtem , Fischer, ne New York ku u diskutua per trazirat ne Kosove si dhe qendrimit te te derguarit te tij, Michael Schaeffer, ne Beograd dhe ne Prishtine, Gjermania e cila e ka udheheqjen e radhes si kryesuese e KS te OKB-se permes ambasadorit te saj, Gunter Pleuger ka paralajmeruar qe ne Keshillin e Sigurimit do te behet nje " rishqyrtim i angazhimit te deritashem nderkombetar ne Kosove". Nje mundesi eshte ajo qe Bashkimi Evropian te inkuadrohet me " intensivisht ne Kosove", ka thene Pleuger". Gazeta citon ambasadorin gjerman te kete thene se "Trazirat e fundit ne Kosove treguan qe Kosova nuk kishte arritur qe te ndertohet si nje shoqeri demokratike". Ai ka shtuar qe " kjo do te thote qe bashkesia nderkombetare duhet te pergatitet te qendroje edhe per nje kohe te gjate ne Kosove".

Pikerisht duke iu referuar ngjarjeve te 17 dhe 18 marsit ne Kosove, 'Koha Ditore" ne editorialin e numrit qe mban titullin "Qetesia mashtruese", nder te tjera nenvizon se "…eshte koha e fundit qe qe ne Bruksel dhe Washington te kuptohet qe OKB-ja dalngadale duhet te terhiqet nga Kosova. Qe vendin e saj ta marre dhe zere Bashkimi Evropian. Qe kosovareve tu thuhet dhe garantohet qe Beogradi me nuk do te kthehet ne Kosove si pushtues as shtet, por ne te njejten kohe eshte detyra dhe obligimi paresor i vete kosovareve qe te mundesojne jo vetem mbrojtjen e lirise se levizjes se kosovareve serbe por edhe tu mundesohet kthimi ite gjithe atyre qe deshirojne te kthehen dhe jetojne ne Kosove".

Ndersa ne veshtrimin e tij autorial, Rupert Neudeck nenvoizon se " jane duke na u avitur dhe lundruar serish: fantazmat e ndarjeve. Po flitet dhe shkruhet: me bashkjetesen e shqiptareve dhe te serbeve ne Kosove nuk u be asgje, prandaj duhet ti ndajme…Ndarja dhe ndarjet jane gjithmone nje kapitullim politik. Cdo here njerezit kapitullojne nga dhuna e cmendur nacionaliste" komenton artikullshkruesi gjerman ne numrin e sotem te "Kohes Ditore".

"Bota Sot" nderkaq ne editorialine numrit, rikonstaton se " Ngjarjet e 17 marsit treguan katerciperisht se status quo-ja sjelle vetem regres, status quo-ja sjelle vetem prapambetje dhe prapakthim". Gjithnje sipas "Botes Sot", " Vetem duke i dhene fund sa me pare status quo-se dhe duke hapur rruge per ta fituar kohen serish, te humbur gjate ketyre pese vjeteve, ne mund te garantojme nje te ardhme te sigurt per Kosoven, per qytetaret e saj".

Gazeta e sipercituar ne rubriken politike shkruan se " Shefi i UNMMiK-ut, Hari Holkeri, dha nje deklarate publike nje dite pas letres qe iu drejtuan perfaqesuesit e institucioneve dhe te partive te Kosoves qytetareve, ne te cilen u kane bere thirrje qe te krijojne mundesite per ndertimin e nje shoqerie te qendrueshme dhe demokratike te Kosoves, ne te cilen do te mbizoteroje ligji dhe rendi".