1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit te Kosoves

11 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1G

"Bota Sot" numrin e qel me vleresimin se "Holkeri ne Kuvend ben hapin e pare drejt emancipimit te politikes nderkombetare ndaj Kosoves". Gazeta, gjithnje duke iu referuar fjales se kryeadministratorit mbajtur ne seancen e kaluar para deputeteve te Kuvendit te Kosoves, nenvizon se "Pese vjet pas clirimit te Kosoves, politika nderkombetare ka mundesi te plote t´i hapen perfundimisht syte dhe ta shikoje realitetin e Kosoves, ta shikoje ceshtjen e Kosoves pa ndermjetesine e xhamave te syzeve te Beogradit... Fjala e zoteri Holkerit u prit jo vetem me duartrokitje te shpeshta nga deputetet e Kosoves, perfaqesuesit e Votes se Sovranit, pra Popullit te Kosoves, por edhe u vleresua lart nga te gjithe ata qe folen pas zoteri Holkerit. U vleresuan sidomos ciltersia, tejpashmeria, ngrohtesia, realizimi, vizionariteti, fryma e bashkepunimit qe permbante fjala e zoteri Holkerit. Veprimi i zoteri Holkerit tregon se ai personaliusht dhe si institucion kupton etjen e madhe te popullit te Kosoves per ta pare fatin e vet ne duart e perfaqesuesve te vet. Sa me shpejt dhe sa me pare te kuptohet ky mesazh i popullit te Kosoves, aq me mire do te jete per Kosoven, rajonin, kontinentin e me gjere, aq me mire do te jete per marredheniet e brendshme te Kosoves dhe per raportet e jashtme te saj".

Ndersa ne veshtrimin me titull "Sjellja e Kosoves ne rrethin vicioz", botuar ne rubriken politike, "Bota Sot" analizon se "institucionet e Kosoves thone: nuk kemi kompetenca te duhura ne ceshtjen e ekonomise, per shkak te mungeses se statusit final qe pengon investimet e jashtme dhe marrjen e huave nga Fondi Monetar Nderkombetar, ndersa UNMIK- u qe ka legjitimitetin ne Rezoluten 1244 thote se mosdefinimi i statusit final te Kosoves eshte pengese per nje zhvillim te Kosoves". Artikullshkruesi rithekson se "Zhagitja edhe me tutje e statusit final te Kosoves, mund vetem te perkeqesoje gjendjen. Andaj ceshtja nuk duhet te shtyhet deri ne pafundesi".

Shtypi i ketushem njofton se kryeadministratori i Kosoves, Hari Holkeri ka shkarkuar drejtoreshen e AKM-se, Marie Fusci, per te cilen, "Koha Ditore" , ne kryetitullin e madh hapes shkruan se ajo eshte " viktima e pare e marredhenieve te reja UNMIK- Kosove".
Ndersa ne komentin me titull "Holkeri u ofron koncesione kosovareve", gazeta vlereson se "Nese vertet ajo ka qene pengesa kryesore per procesin e privatizimit, atehere, prej sot, ky proces mund te kete dimensione te reja. Sipas truktures organizative, ajo ishte nje menaxhuese qe kryente punet si i thoshin shefat. Prandaj, veshtruar nga ky dimension, ajo nuk ishte problemi, por shefat e saj, ne radhe te pare Nikollaus Lambsdorf, i cili gjithmone i dha perkrahje shefes se AKM-se". Sipas "Kohes Ditore", "Do te thote se problemi me i madh eshte koncepti i ri i AKM-se, i cili duhet te korigjohet. E kete duhet ta beje shefi i shtylles Shtylles se Katert dhe UNMIK-u".

Gazeta ne fjale ne rubriken editoriale boton Mesazhin e urimit per Pashket te ipeshkivit te ipeshkvise se Kosoves, imzot Mark Sopit, ne te cilin nder te tjera thuhet se "E dime te gjithe se vertet e duam Kosoven. E dime gjithashtu se se kjo dashuri ndaj vendit tone eshte shume e sinqerte dhe e thelle. Prandaj, te punojme sa me teper per te nxitur kete dashuri ne mesin e vellezerve qe jetojne ne nje vend me ne dhe qe quhen me te njejtin emer - kosovare".