Pasqyra e shtypit te Kosoves | Studimi në Gjermani | DW | 23.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Kosoves

"Sheferi - i zhgenjyer nga lideret politike".Eshte ky kryetitullu i madh hapes i te perditeshmes "Koha Ditore" e cila me tej sqaron se "…Shefer, eshte shprehur i zhgenjyer nga lideret shqiptare ne viziten e tij te enjten qe eshte e treta brenda nje muaji Kosoves. Scheffer erdhi kesaj radhe i shoqeruar nga ambasadoret e 26 vendeve anetare te Aleances, gjenerali i NATO-se Jones si dhe admirali Johnson". Gazeta citon Sekretarin e Pergjithshshem te NATO-se te kete deklaruar se: "Procesi politik nuk ka treguar asnje progres dhe kjo eshte kyce, e nese kjo vazhdon keshtu atehere inkurajon perseri qe njerezit te dalin ne rruge dhe ti perserisin aktet e tmerrshme te mesit te marsit". Sipas tij" nje muaj pas trazirave, progresi eshte i pamjaftueshem dhe i pakenaqshem per te dhe ambasadoret e Aleances". "Koha Ditore" nenvizon se " Sheferi porosit shumicen shqiptare qe te mos kujtojne se bashkesia nderkombetare do te heqe dore nga politika "Standardet per Kosoven".

Edhe "Zeri" ne kryetitullin e madh hapes cek se " Shefi i NATO-se i zhgenjyer ne lideret e Kosoves"! Gazeta ben te ditur se "Sekretari i pergjithshem i NATO-se eshte shprehur dje i zhgenjyer ndaj sjelljes se lidereve politike kosovare pas ngjarjeve tragjike te 17 dhe 18 marsit dhe i ka porositur ata qe te marrin pergjegjesi ne udheheqjen e Kosoves. i kthyer ne Kosove pas nje muaji, Scheffer ka thene se ajo cka ka pare se eshte bere per te sanuar demet e trazirave eshte e pamjaftueshme si dhe u ka bere me dije lidereve te te dyja komuniteteve ne Kosove qe te largohen nga qasja " presim e shohim". Sipas tij " Te jesh lider do te thote te udheheqesh".

Shtypi i ketushem gjeresisht njofton per diten e pare te vizites ne Kosove te presidentit te Shqiperise, Alfred Moisiu. "Bota Sot" ne faqen e pare njofton per "takimin e perzemert mes dy presidenteve shqiptare Alfred Moisiu e ibrahim Rugova. Shqiperia dhe Kosova kane nje qellim". Gazeta ne nje nga kryetitujt qendror te faqes se pare citon Moisiun te kete thene se " Shteti shqiptar e ka per detyre ta ndihmoje Kosoven qe te integrohet ne Evrope".

"Epoka e Re" ne kryetitullin e madh hapes shkruan "Moisiu: Pavaresi per Kosoven". Ne te njejten faqe citohet Holkeri te kete pohuar se " Shqiperia eshte nje mike e mirefillte e UNMIK-ut".

"Kosova Sot", lidhur me viziten e Moisiut ne Kosove nder te tjera veren se "…Si perfaqesues i shtetit shqiptar, ai ishte i qarte ne pohimet e tij: Sa me shpejt statusi per Kosoven". Gazeta shton se "Kosovaret ne kete faze kane nevoje per zera te tille, qe nuk mbyten per shkak te nje presioni nderkombetar te lidhur me integrimet ne Bashkimin Evropian apo ne NATO. Mbeshtetja e vazhdueshme e Shqiperise ne aspektin politik dhe diplomatik eshte mjaft e dobishme dhe njekohesisht konsiderohet natyrale per shkak te aspektit kombetar", konkludon "Kosova Sot".

E perditeshmja "Pavaresia" ne faqen e pare citon presidentin
shqiptare te kete thene se " Kosova nuk ka kthim prapa. Kjo nuk diskutohet dhe kete ia kam thene edhe Holkerit, edhe Ananit, dhe sa me shume te zgjatet ceshtja e zgjidhjes se statusit te Kosoves, aq me shume hapesire u lejohet ekstremisteve te te dy kraheve", ka thene presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.

  • Data 23.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0p
  • Data 23.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0p