Pasqyra e shtypit te Kosoves | Studimi në Gjermani | DW | 28.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Kosoves


" Trazirat e marsit i kane zene te befasuar edhe UNMIK-un edhe KFOR-in edhe institucionet e Kosoves, por kritikat qe po behen nga organizata te ndryshme, se fundi edhe nga "Human Rights Watch", nuk jane me vend". Keshtu, nder te tjera vlereson ne intervisten dhene per numrin e sotem te "Kohes Ditore", Charles Brayshaw, zevendesshef i misionit te OKB-se ne Kosove i cili ka shtuar se " kritikat ndaj UNMIK-ut , KFOR-it dhe politikaneve jane te tepruara". Ai ka thene se " Dy shkaqet kryesore te theksuara qe kontribuan ne permasene trazirave te marsit ishin frustrimi i shoqerise me kushtet e keqija ekonomike ne Kosove dhe frustrimet me mosvendimin rreth ceshtjes se statusit te ardhshem". Ndersa sipas Brayshaw "Intervenimi politik I solli trazirat nen kontroll".

"Zeri", duke iu referuar deklarates se ministrit te jashtem holandez, Bernard Bot, I cili gjoja ka propozuar konfederate midis tri vendeve, Kosoves, Serbise dhe Mali te Zi, gjithnje duke iu referuar burimeve prane Bashkimit Evropian sqaron se " Zyrtaret e BE-se thone se Bernard Bot nuk ka propozuar konfederate midis Kosoves e Serbise - Malit te Zi. Zyrtaret e Bashkimit Evropian, te ngarkuar per Ballkanin, si dhe nga ministria e Jashtme e Holandes, kane hedhur poshte interpretimet e se henes nga shtypi ne Kosove dhe ne Serbi, sipas te cilave ministri i Jashtem holandez, Bernard Bot, ka propozuar konfederate midis tri vendeve…" Me tej, "Zeri", duke u thirrur ne burimin e siperpermendur sakteson se : " Gazetaret e kane keqinterpretuar Botin…, kur kane folur per konfederate ai nuk ka folur per Kosoven, por vetem per Serbine dhe Malin e Zi", thone te dyja burimet".

"Bota Sot" duke regjistruar reagimet e politikaneve kosovare rreth deklaretes se siperpermendur te diplomatit holandez, ne rubriken politike I referohet, Muhamed Hamitit, zedhenes i Presidnetit te Kosoves, te kete thene se " Vendet tjera ne rajon nuk mund te percaktojne fatin e Kosoves, se tash e pesedhjete vjet, e gjithe lufta e Kosoves, me mjete politike apo ushtarake, eshte bere per te siguruar mvetesine perfundimtare te vendit tone". Hamiti ka shtuar se " Kosova me vullnet te vetin, mbi baze te se drejtes per vetevendosje, po shkon ne finalen e statusit te vet - pavaresi".
"Kosova Sot" nder materialet e numrit sjell intervisten me Adem Demacin, iniciator dhe kryesues i "Forumit qytetar te Kosoves" I cili citohet te kete thene se " Derisa ne po merremi me vetveten dhe ate ne menyre tragjike, te tjeret po merren me ne. Plani serb per te krujuar nje shtet ne zemren e trojeve shqiptare, dalengadale, por ne menyre te sigurt, po shndrrohet ne realitet…Krejt kjo ne emer te reformes se qeverisjes lokale" shpjegon Demaci.


Ndersa "Epoka e Re" boton intervisten me Muhamedin Kullashin, ligjerues ne Universitetin e Parisit I cili shprehet se " Statusi I Kosoves nuk do te zgjidhet ne vitin 2005". Ai terheq verejtjen me konstatimin se " Ne Kosove nuk ben te cenohet prania e SHBA-ve".
Shtypi i ketushem terheq vemendjen edhe me deklaratat me te reja te kandidatit demokrat per president te SHBA-ve, Xhon Keri I cili ne lidhje me Kosoven citohet nga e perditeshmja "Pavaresia" te kete deklaruar se " Populli I Kosoves duhet te vendose per fatin dhe ardhmerine e vet".

  • Data 28.07.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzD
  • Data 28.07.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzD