Pasqyra e shtypit te Kosoves | Studimi në Gjermani | DW | 08.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Kosoves

Shtypi i Kosoves vazhdon te komentoje vendimet e seances se fundit te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ku teme e rendit te dites ishte edhe ceshtja e Kosoves. Lidhur me kete "Bota Sot" ne veshtrimin me titull " Debati qe nuk preku ristrukturimin e UNMIK-ut" nder te tjera shpreh pikepamjen se " Raporti i ambasadorit Aide per Kosoven nuk u prek pothuajse as perciptazi ne debatin e Keshillit te Sigurimit dhe as nuk, u mor vesh se cfare permbante ne thelb ky raport. Mirepo ka shume te ngjare qe raporti i ambasadorit Aide per Kosoven, nese nuk do te publikkohet perpara ardhjes se se Petersenit ne krye te UNMIK-ut ne Kosove, se paku te jete udherrefyes per punen e metutjeshme te UNMIK-ut ne Kosove".

Komentatori i "Botes Sot" vlereson se " Ajo cka doli si mjaft pozitive ne debatin e Keshillit te Sigurimit, ishte kembengulja e ambasadorit amerikan ne OKB dhe atij britanik, te cilet kerkuan qe tani e tutje bashkesia nderkombetare ne Kosove te kaloje ne rolin e monituruesit". Gazeta nenvizon se " Permes ketij hapi, institucioneve te Kosoves do tu transferoheshin te gjiktha pergjegjesite , qe jane te pershkruara ne Kornizen Kushtetuese, qe nenkupton detyrimisht edhe marrjen e pergjegjesive per Kosoven". Artikullshkruesi madje shprehimisht konkludon se " Krejt cka do te ishte pozitive te behej eshte qe UNMIK-u te transferonte te gjitha pergjegjesite te institucionet e Kosoves, perpara se te mbahen zgjedhjet e pergjithshme, ne menyre qe kur te konstituohen institucionet e reja, te nisnin punen me te gjitha pergjegjesite". Gazeta ne fjale sot serish trajton temen e zgjidhjes se problemit te Mitrovices se ndare. Ne komentin me titull "Per Mitrovicen lir, jo standarde", analizohet se "Mitrovica tash e pese vjet vazhdon te jete e ndare ne dy pjese, nderkohe qe bashkesia nderkombetare pos premtimeve dhe inciativave shterpe deri me tash nuk ka arritur te beje asgje me shume se te lere kete qytet… te ndare ne dy pjese". Artikullshkruesi i rikujton lexuesit se " Edhe rezoluta e KS te OKB-se e trajton Kosoven si nje teresi territoriale kompakte, te pandashme. Kjo Rezolute nuk i ve kufijte e Kosoves deri ne iber, por edhe pjesa e Mitrovices pertej ketij lumi eshte Kosove".

"Koha Ditore" numrin e cel me thekse nga intervista me ombduspersonin e Kosoves, Marek Antoni Nowicki i cili me te kthyer nga Beogradi ka thene se " Plani serb per decentralizimin nuk duhet lene anash". Nowicki, i cili sic ben te ditur "Koha Dotore" ne Beograd ka takuar edhe presidentin serb Tadic, i ka deklaruar "Kohes Ditore" se "Folem edhe per ceshtjet qe kane te bejne me Kosoven, ne radhe te pare decentralizimin, duke nenvizuar, te pakten nga ana ime, pa prejudikuar asgje qe ka te beje me rezultatin final te diskutimeve per kete ceshtje (decentralizimin), se propozimet e te gjitha paleve, duke perfshire edhe propozimin serb per decentralizimin ne Kosove, thjesht, duhet seriozisht te diskutohen". Gjithnje sipas "Kohes Ditore", "…Nowicki ka shprehur mendimet e tij personale, persa i perket ceshtjes se pjesemarrjes se serbeve kosovare ne zgjedhje". Lidhur me kete ai citohet te kete deklaruar ne intervisten per "Kohen Ditore" se " … ata duhet te marrin pjese. Nese serbet nuk marrin pjese atehere cili eshte opcioni tjeter i tyre. Cila eshte alternative" pyet Nowicki i cili ka shtuar se serbet " duhet te marrin pjese me kusht qe nga ky participim te kete rezultate shume konkrete".

  • Data 08.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz4
  • Data 08.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz4