Pasqyra e shtypit te Kosoves | Studimi në Gjermani | DW | 12.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit te Kosoves

Shtypi i Kosoves ka sot ne fokus (mos)pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet parlamentare te tetorit

"Kryeministri i Kosoves deklarohet kunder kerkesave te serbeve per negociata rreth planit te Qeverise se Serbise per decentralizimin. Rexhepi: Nuk jemi per pazare". Eshte ky titulli i madh hapes i numrit te sotem te "Kohes Ditore" e cila me tejk sakteson se " Per kryeministrin Rexhepi nuk ka asnje dileme: nuk ka kurrfare gjasash per negociata me serbet rreth planit te Qeverise se Serbise per decentralizimin edhe ne rast se nje gje e tille mund te kushtoje me mospjesemarrjen e serbeve kosovare ne zgjedhjet e tetorit". Gazeta citon Rexhepin te kete thene se "… kushtet qe vejne serbet jane nje loje e Qeverise se Beogradit dhe se Qeveria e tij eshte e perkushtuar qe ne procesin e decentralizimit ne Kosove te aplikoje vetem planin e perbashket Qeveri e Kosoves - UNMIK,e kurrsesi ndonje plan tjeter, aq me pak ate te Qeverise se Serbise". Rexhepi nderkaq, ka thene se " do te ishte gje shume e mire sikur serbet e Kosoves te dilnin ne zgjedhje dhe ka shtuar se mbetet pune e tyre te vendosin per kete gje, por eshte shprehur se ne fund te fundit nuk do te pranohen kushtezimet e vena nga ata".
Duke ngelur gjithnje ne temen e daljes ose jo te serbeve kosovare ne zgjedhjet e pergjithshme te tetorit kalojme ne kryartikullin e gazetes "Zeri" ne te cilin shkruhet se "Qeveria e Serbise perforcon mesazhin kunder daljes se serbeve te Kosoves ne zgjedhje. OSB-e e zhgenjyer me terheqjen e serbeve, sot hidhet shorti pa "Kthimin". Gazeta sakteson se " Vendimi I Qeverise se Serbise qe serbet e Kosoves ti bojkotojne zgjedhjet e tetorit dje eshte perforcuar edhe me tej, pasi Beogradi ka publikuar nje " raport per zbatimin e planit per zgjidhjen politike te gjendjes ne Kosove" dhe ka udhezuar serbet te mos dalin ne keto zgjedhje".

Lidhur me kete "Zeri" komenton se " Bazuar ne "Raportin per zbatimin e Planit per zgjidhjen politike te gjendjes aktuale ne Kosove", te Qeverise se Serbise, te 11 gushtit, mund te parashikohet nje ashpersim I metejme I raporteve te Serbise me Kosoven dhe nje tensionim I ri politik ne Kosove".
E perditeshmja "Pavaresia" pasi shtron pyetjen "Pse UNMIK-u nuk po kalon ne administrate monituruese , por vazhdon te jete administrate pushtetore", me tej nenvizon se " Vazhimi I jetes se administrates se UNMIK-ut si administrate pushtetore, dita - dites do ta zvetnoje kete respekt. Raspektin do tia ruante OKB-ja, duke e nderruar Rezoluten 1244, qe e mban peng edhe statusin e Kosoves, edhe vete administraten e UNMIK- ut".

"Bota Sot" numrin e qel me me te rejat politike ne Shqiperi, duke I hedhur nje veshtrim aspektit programatik te Levizjes per Zhvillim Kombetar. Gazeta shkruan se " ne rrethana tejet vendimtare per zhvillimet ne Shqiperi, pra ne gjithe hapesiren etnike ne perberje te saj,…Naltmadhenia e Tij Mbreti Leka I eshte vene, ne menyre shpresedhenese, ne krye te Levizjes per Zhvillim Kombetar. Brenda nje kohe te shkurter kjo levizje ka formuar vizionin e nje force te rendesishme te bazuar ne moralin kombetar dhe ne idealin kombetar…".
Ndersa, "Kosova Sot" lidhur me zhvillimet aktuale politike ne Maqedoni, shkruan se " Sherret e fundit qe kane lindur ne Maqedoni pas perpjekjeve per te ndermarre nje reforme te dobishme ne qeverisjen lokale dhe per ta implementuar marreveshjen e Ohrit, kane shenuar nje faze te re, negative per ish - republiken jugosllave…".

  • Data 12.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryz
  • Data 12.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryz