Pasqyra e shtypit tл Kosovлs | Studimi në Gjermani | DW | 30.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit tл Kosovлs

Duke njoftuar se kryeadministratori i Kosoves, Harri Holkeri ka prezantuar draftplanin e operacionalizimit te standardeve "Koha Ditore" ne kryetitullin e madh hapes ben te ditur se "Lideret kosovare nuk i shajne me standardet", se " Presidenti, kryeministri dhe lideret e PDK-se e te AAK-se kane dale optimist nga takimi me Holkerin dhe kane thene se plani per operacionalizimin e standardeve, me disa verejtje, eshte i pranueshem per kosovaret. Duket se gjeja qe me se tepermi i ka kenqaur ata eshte termi i ri "Standardet per Kosoven" ne vend te "Standardet para statusit". Gazeta sqaron se "Emertimi i planit te ri "Standardet para statusit", dhe permbajtja e re e ketij plani ka bere qe kater lidere politike dhe institucionale cendore te mos shprehen me me skepticizem per standardet, port e flasin mire per to". Gjithnje sipas burimeve te "Kohes Ditore" mesohet se "Lideret kosovare jane larguar te kenaqur nga nje takim qe, te shtunen, mbajten me kryeadministratorin, Harri Holkerin, lidhur me nje plan te ri te operacionalizimit dhe afatizimin e standardeve, me gjithe faktin qe shprehen disa verejtje per kete gje dhe thane se duhet gjetur mundesite me te mira qe ato te permbushen ne afat". Gazeta poashtu nenvizon se " Numri nje i UNMIK-ut ka ftuar ne nje takim pune, lideret politike, institucionale dhe etnike te Kosoves, per te biseduar e per tu konsultuar me ta, dhe per tu treguar atyre planin e ri te operacionalizimit te standardeve. Ky plan megjithate nuk u be I ditur per mediat", konstaton "Koha Ditore". Duke ngelur ne temen e relacioneve nderkombetaret dhe populli i Kosoves, perkatesisht institucionet kosovare, "Bota Sot" ne editorialin e numrit rikonstaton se "Nderkombetaret jane miq te Kosoves dhe te gjithe kombit shqiptar", se,"Ndjenjat e Kosoves dhe te gjithe kombit shqiptar jane ndjenjat e mikpritesve ndaj te mirepriturve, sepse nderkombetaret jane te ftuar nga Kosova dhe nga i gjithe populli shqiptar". Pra sic thekson "Bota Sot", "Ndjenjat tona jane te ciltera, te pastra dhe gjithnje miqesore. Nderkombetareve as drejtpedrejt dhe as terthorazi, ne kurrfare menyre, nuk do tґiu vije asnje e keqe nga Kosova dhe nga kombi shqiptar ne teresi. Si miq, ata konsiderohen te paprekshem dhe te pacenueshem, kjo eshte percaktuar ne konstitucionin shpirteror te kombit shqiptar te trasheguar nga mijevjeqare te tere, ne baze te te cilit institucioni i miqve eshte i shenjte per shqiptaret", konkludon "Bota Sot". Ndersa nga deklaratat e diplomateve nderkombetar ne lidhje me Kosoven, botuar ne shtypin e sotem te Kosoves, vecojme deklaraten e kryeministrit te Maqedonise, Branko Cervenkovski i cili sic konfirmon "Koha Ditore" ne nje takim me Keshillin Kombetar Shqiptaro - Amerikan ne New York ka thene se " Kosova e pavarur nuk eshte kercnim per Maqedonine".
  • Data 30.11.2003
  • Autor Agim Zogaj/Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3v
  • Data 30.11.2003
  • Autor Agim Zogaj/Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3v