Pasqyra e shtypit të sotëm të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 07.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të sotëm të Shqipërisë

“PDR: Nje ministri per te perndjekurit dhe pronen” eshte titulli i madh ne faqen e politikes se gazetes KORRIERI . “Reformatoret i kerkojne kryeministrit te shtoje ne strukturen e Keshillit te Ministrave nje dikaster te ri per te ndjekur problemin e demshperblimit te te perndjekurve politike dhe kthimin e pronave. Ndoka: Nano le te zgjedhe nje socialist. Pushtetit Ekzekutiv te Shqiperise mund ti shtohet edhe nje ministri e re, e cila do te kete si objekt te punes se saj demshperblimin e te perndjekurve politike, si dhe perfundimin e procesit te kthimit dhe te kompesimit te pronave. Partia Demokrate e Re, me ane te kryetarit te grupit te saj parlamentar, i ka kerkuar dje kryeministrit Fatos Nano, qe te shikoje mundesine per te perfshire ne strukturen e Keshillit te Ministrave, portofolin e kesaj ministrie te re. Por sipas kryetarit te grupit parlamentar te PDR-se, Nard Ndoka, nuk behet fjale qe kjo ministri e re, nese do te krijohet te qeveriset nga reformatoret. Kryeministri Nano mund te fuse ne drejtimin e saj nje socialist, ose nje individ te shoqates se perndjekurve politike ose te pronave”, citohet Ndoka nga kjo gazete.

“Komision hetimor per akuzat mes Nanos dhe Metes” shkruan ne faqen e politikes TEMA . “Kjo iniciative e kryetarit te legalisteve Ekrem Spahiu mbeti e parealizuar dy vjet me pare, per shkak te rrezimit te kryeministrave socialiste dhe kishte mbetur ne mbledhjen e firmave pikerisht tek numri 28. Spahiu ka deklaruar dje se atehere kjo kerkese e tij mbeti ne mes dhe se i duheshin vetem 7 firma per perfundimin e e kesaj nisme dhe ngritjen e komisionit”.

Ne faqen e aktualitetit te gazetes SHEKULLI shkruhet dhe per levizjet e partive te opozites. “Berisha: Nuk do te bashkepunojme me PDR-ne, s’eshte parti opozitare. Pas republikaneve edhe kryetari i PD-se Sali Berisha ka ftuar partite e opozites per bashkepunim, pervec reformatoreve. Mendoj se ekziston nje funksionim, ose nje bashkerendim parlamentar qe mund te permiresohet citohet nga kjo gazete te kete thene Berisha duke shtuar se, po flas per partite qe jane ne spektrin Bashkimi per fitore. Ka nje parti tjeter qe ka paraqitur opsionin e hyrjes ne qeveri, por une mendoj se ajo ka zgjedhur opcionin e vet, por qe te quhet opozite ajo eshte qesharake per shkak se ajo ka bere zgjedhjen e vet, ajo ka kerkuar te hyje ne qeveri. Zgjidhja nuk mund ti diktohet. Tjeter gje qe qeveria parapelqeu skafo-qeverine, por opozita eshte ne nje bashkerendim me te gjithe ato pjese te saj qe e konsiderojne veten opozite. PD-ja nuk mund te diktoje karakterin opozitar te forcave te tjera politike”.

E perditshmja ALBANIA ne nje shenim te faqes se pare shkruan: “Berisha shtyn kuvendin e PD-se. Kuvendi i 8 do te mbahet ne vitin 2005. Berisha shuan shpresat e kandidateve te heshtur demokrate. Kuvendi i radhes i PD-se, qe duhej mbajtur ne vjeshten e vitit 2004, eshte shtyre per ne vitin 2005. Befasia e zyrtareve te PD-se pas lajmit te Doktorit se kete vit nuk do te kete kongres dhe shpresat per nje demokratizim te thelle te partise”.
  • Data 07.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3B
  • Data 07.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3B