Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 11.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Tema kryesore e gazetave të sotme ne Shqiperi eshte vendimi i Edi Rames, kryetar aktual i Bashkise se Tiranes per te kandiduar per postin e kryetarit te Partisë Socialiste, PS.

E perditshmja SHEKULLI nen titullin "Nje Parti per socialistet, jo nje kryetar per partine" boton te plote nje leter te kryebashkiakut te Tiranes drejtuar te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te PS, ku i njofton publikisht se “…kam vendosur te hyj ne garen per kryetar te PS me nje alternative timen, politike dhe organizative. Nuk do te kisha hedhur kurre kete hap po te mos e shikoja nga kaq afer kercenimin e humbjes perfundimtare te pushtetit nga PS, e cila, tash dy vjet e gjysem, ne vend qe te reformoje dhe modernizoje shtetin, po deformon dhe vjeteron vetveten.”-citon kjo gazete Edi Ramen.

Gazeta KORRIERI ne faqen e politikes shkruan: “Ndonese i ri ne partine e drejtuar dikur nga Enver Hoxha dhe pa stazhin e duhur, Rama duket se nuk ka preferuar te humbase kohe. Me perpjekjet per te kandiduar perballe Nanos dhe Meidanit, ish basketbollisti i Dinamos ka vendosur te jete lideri i ardhshem i socialisteve. Nuk dihet sesi do ta trajtoje ai fushaten ne parti, perballjen ne baze me Nanon dhe replikat qe mund ta shkepusin nga Bashkia. Por Edi Rama ka vendosur te rrezikoje. Duke patur me vete projektin e ringritjes se PS qe “ka prekur fundit” ne zgjedhjet vendore, si dhe karizmen e qeverisjes tre vjecare te Tiranes”

Nderkohe e perditshmja tjeter KOHA JONE shkruan: “Lajmi i fundit mbyll perfundimisht hamendesimet dhe dilemat per pozicion konkurues te kryebashkiakut te Tiranes, brenda PS dhe per kreun e saj. Me kete emer PS nis nje faze te re perfaqesimi ne nivelin e larte drejtues te saj. Akti i kandidimit te Edi Rames shenon njeheresh edhe guximin e brezit me te ri te politikaneve te se majtes per sfiden drejtuese dhe qeverisese ne vend”.

Gazeta TEMA ne nje shenim ne faqen e pare ne lidhje me kete ceshtje shkruan mes te tjerave: “Ne stafin me te ngushte te Edi Rames jane figurat qendrore te PS se Tiranes, por dhe elemente te shoqerise civile. Megjithe respektin qe shprehu per zotin Meidani, Rama ka vendosur te hyje vete ne garen per kryetar. Nuk dihet ende reagimi i Nanos dhe Metes, por shihet qarte se shpallja e kandidatures do te vere ne pikpyetje nje fitore thuajse te sigurte te Nanos ne Kongres.”

Nderkohe ALBANIA e shikon kandidimin e Edi Rames si … “si nje zgjidhje te trete brenda PS. Rama njihet per popullaritetin e tij mes anetaresise socialiste…. Gjithashtu, per momentin nuk eshte e qarte mbeshtetja e perkrahesve te ish- kryeministrit Meta, te cilet deri me tani jane deklaruar pro kandidatures se ish- presidentit Meidani.
  • Data 11.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4S
  • Data 11.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4S