Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 02.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Dy te përditshme, "Korieri" dhe "Shekulli"i hapin sot materialet e tyre duke iu referuar kerkeses se djeshme te Presidnetit te Republikes drejtuar Krtyeminsitrit qe te japë dorëheqjen nese nuk arrin te gjeje ne zgjidhje te shpejte per krizen qeverisese. Te dyja gazetat e mësipërme botojnë si material kryesor edhe reagimin e kryeminsitrit ndaj nje kërekese te tille sipas te cilit zëri i Moisiut u bashkua me korin e zërave , krejtesisht neminorance te ish zv. Kryeminsitrit Ilir metza dhe te liderit te opozites, Sali Berisha. Krizes qeverisëse dhe disa arësyeve pse ajo nuk po kapërcehet, gazeta "Korieri" i kushton kryeartikullin "Kriza jetime." Sipas gazetes tre perfaqesuesit e institucioneve dhe faktoreve politike, Presidenti, Kryeministri dhe lideri i opozites nuk po guxojne te hedhin hapin e duhur drejt zgjidhjes se saj. Përkundrazi me qendrimiet e tyre e kanë thelluar krizën, shkruan sot "Korieri." Gazeta kritikon Presidentin Moisiu qe nuk po ushtron te drejten e tij kushtetuese për t´iu drejtuar Parlamentit, në një rast të tillë, me një mesazh. Qendrimi i deritanishëm i Presidentit lë te mendosh, shkruan gazeta, se nuk do ta ndermarre kete hap deri ne Kongrsin e PS ne 12 Dhjetor, kur do te shihet nëse Nano do te rizgjidhet ose jo ne postin e kryetarit te partisë. Në kryeartikullinb e sotëm,"Korieri"kritikon edhe liderin e opozitës, Sali Berisha, qe nuk ushtron te drejten kushtetuese per te kerkuar ne Parlament mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Nano dhe së fundi vete kryeministrin qe nga ana e tij nuk provokon nje mocion besimi ne Parlament, per te demostruar se vërtet e zotëron maxhorancen. Prania per here te pare e Nanos dhe e Edi Ramës ne te njejtin aktivitet kongresual, konferencen e degës se PS ne Shkoder është vleresuar nga disa otgane të shtypit të pavarur të Tiranës si nje ngjarje për te hapur faqet e tyre. Gazeta "Albania" shkruan në titullin e saj kryesor" Fidel Kastro dhe Edi Rama perplasen ne Shkoder"duke etiketuar me emrin e liderit komunist të Kubes, Fatos Nanon. Sipas gazetes kandidati rival i Nanos per postin e kryetarit te socialisteve, Edi Rama, paralajmeroi ne Shkoder rrezikun ne PS të praktikave staliniste. "Albania" citon gjithashtu Nanon te kete thene dje ne Shkoder se rebelet do te dalion jashte partise. " Korieri" e cileson pjesemarrjen e Nanos ne konferencen e Shkodres fillim te fushates se tij per t´ui rizgjedhur kryetar ne kongresin e 12 Dhjetorit.

Gazeta "Koha jonë"boton sot artikullin 2 Buka e thyer" ku nder te tjera mundesin e rizgjedhjes se Fatos Nanos në postin e kryetarit të PS e quan nje fitore si e Pirros.Sipas gazetes epokananoiste per permiresim ne qeverisje ka perenduar njehere e mire sepse i ngjan nje buke te thyer qe nuk ngjitet më.

  • Data 02.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3q
  • Data 02.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3q