Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 24.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

“Buxheti , miratohet me 81 vota” shkruan gazeta SHEKULLI . “Dje ne mesnate Kuvendi miratoi me 81 vota pro dhe 50 kunder ligjin per buxhetin e shtetit. Kundershtaret e Nanos votojne pro. Mungojne Meta, Kryemadhi dhe Prifti. Mazhoranca ka qene unanime mbreme ne voten e saj pro projektbuxhetit te shtetit per vitin 2004. Ne mesnate, Kuvendi miratoi buxhetin e vitit te ardhshem me 81 vota pro dhe 50 kunder dhe asnje abstenim. Kete rradhe unik ne voten e tyre pro kane qene dhe deputetet kundershtare te kryeministrit Fatos Nano. Edhe pse nuk kane qene te pranishem gjate diskutimeve, deputetet Braho, Kaja, Dizdari, Brokaj, Zela, Legisi, Muci dhe Koja nuk kane hezituar te mungojne ne momentin e votimit duke dhene dhe voten pro. Ndersa ne seancen e mbremshme kane munguar deputetet Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Dritan Prifti, Skender Gjinushi dhe Arben Imami. “Buxheti, oferta e nje qeverie “peng”” eshte titulli i opinionit qe boton TEMA me autor sekretarin e Pergjithshem te PD, Ridvan Bode, ish minister i financave ne Shqiperi. “Ne te vertete, projektbuxheti i vitit 2004 per menyren se si u prezantua dhe para se gjithash, per teresine e koncepteve e praktikave qe permban, i largohet dhe me tej rrethit te interesave te qytetareve per te mbetur nje instrument i rutines se burokracise, pas asnje vlere publike. Vonesat e medha ne paraqitjen projektit, pergjysmimi i afateve ligjore ne diskutimin e tij ne komisione, injorimi i propozimeve te perdoruesve te buxhetit, apo i grupeve te ndryshme te interesave, fshehja dhe bllokimi i diskutimit publik te treguesve te projektbuxhetit 2004, jane jo thjesht defekte formale te tij, sesa marifeti i rradhes nepermjet te cilit kryeministri Fatos Nano, njellloj sic fshehu krimin e tij te Shkallnuerit, synon te kamufloje demin qe do ti sjelle ekonomise ky buxhet”. E perditshmja KORRIERI ne faqen e ekonomise, duke pasqyruar debatet ne parlament per buxhetin e 2004-s, i le nje vend te dukshem diskutimit te ish kryeministrit Bashkim Fino. “Fino: Shqiperia me 500 “kryeministra”. Deputeti Bashkim Fino shpalos skandalin me pagat gjate diskutimit te projektbuxhetit ne Kuvend: Rreth 500 punonjes te administrates publike dhe 25 agjensi e ente te tjera shteterore qe nuk kryejne asnje funksion, ushqehen me paga nga buxheti. Ky sistem prish raportet ndermjet shpenzimeve operative dhe atyre per investisme”, citohet Bashkim Fino mes te tjerave nga gazeta. “Moisiu rrezon 8 gjyqtare” shkruan me germa te medha ne faqen e politikes ALBANIA , duke ju referuar emerimeve qe ka bere se fundi Presidenti per trupen e anetareve te Gjykates se Krimeve te Renda, qe pritet te filloje pune ne fillim te vitit 2004. “Presidenti Moisiu emeron 8 nga 16 gjyqtaret per Gjykaten e Krimeve te Renda. Kjo eshte hera e pare qe Presidenti Moisiu rrezon ne menyre te pjesshme nje vendim te KLD-se (Keshilli i Larte i Drejtesise). Qendrim kundershtues Presidenti mbajti disa muaj me pare gjate emerimit nga KLD-ja te Deshira Subashit si anetare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke kerkuar qe te respektohej pakti i vendosur mes paleve per te balancuar numrin e perfaqesuesve te pozites dhe opozites ne kete Institucion.”
  • Data 24.12.2003
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3F
  • Data 24.12.2003
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3F