Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 08.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Rezultatet e zgjedhjeve te djeshme parlamentare ne Greqi kane terhequr vemendjen e shtypit te sotem te Tiranes.

Gazeta "Shekulli" boton sot opinionin "Pikepyetje shqiptare mbi zgjedhjet greke" ku parashikohen disa ndryshime te mundshme ne politiken e jashtme greke. Në rradhe te apre ne qendrimin e konservatoreve ndaj çështjes se Himare dhe asaj të emigranteve. "Shekulli" shprehet se ne institucionet e BE do te ngrihet më me force se nga PASOK-u pretendimi grek se Himara i perket minoritetit grek, gje qe mund ta vendose ne pozite te veshtire politiken e Tiranes, e cila ka treguar se nuk ka force reagimi ne te tilla raste. Sipas gazetes, politika greke mund te ndikoje edhe ne statusin e emigranteve shqiptare ne Greqi duke rezultuar ne nje largim masiv te tyre, gje qe do te prishte ekuilibrat politiko – ekonomike ne Shqiperi. Politikanet konservatore te

"Nea Dhimokratia"-s jane shprehur se numri i emigranteve shqiptare duhet te pergjysmohet. Nje drejtim tjeter eshtee dhe politika e ardhshme greke ndaj Kosoves, shkruan sot "Shekulli." Ndonëse zgjidhja e kesaj çështjeje i takon faktorit nderkombetar, Greqia ka nje rol ne zhvillimet rajonale dhe fuqi kushtezuese te caktuara.

Gazeta" Koha Jone" boton sot shenimin" Greqia ndryshon qeveri" ku thekson se " Greqia nuk duroi më të djeshmen; nuk duroi ngërthimin pas pushtetit, shperdorimin dhe korrupsionin."

Gazeta "Panorama" citon sot Kostas Karamanlis, kryetarin e "Demokracise se re" dhe kryeministrin e ardhshem te Greqise te ketë thënë se Greqia do te vazhdoje te mbështesë Shqipërinë ne rrugen e saj drejt integrimit.

Ngjarjet e renda te vitit 1997 te riardhura ne debatin politik dhe publik te vednit pas dekorimit te dy ish punonjesvete SHIK-ut nga Presidenti Moisiu, vazhdojne edhe sot te jenë një teme qendrore ne shtypin e Tiranes.

"Koha Jone" boton sot kryeartikullin" A kemi nxjerre mesime nga ajo qe ndodhi 7 vjet me pare?" ku shkruhet se shkaku i dukshem i trazirave ishte kriza financiare qe pasoi renien e skemave piramidale, por rrenjet e krizes qene me tepër politike se ekonomike. Ne kete artesyetim gazeta rrjeshton cenimin qe iu be stabilitetit politik te vendit nga kompromentimi i zgjedhjeve lokale te 26 majit 1996, gje qe se bashku me pakenaqesine ekonomike te njerezve qe humben parate e tyre u shfrytezua nga te majtët, atehere ne opozite, per ta futur vendin ne ciklin e dhunes politike. Sipas gazetes politikanet e Tiranes nuk kane nxjerre mesime nga 1997-ta. Politika vazhdon te shihet si beteje dhe te personalizohet,ende nuk jane garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, shteti ligjor vazhdon te mbetet nje realitet qe synohet por qe tani per tani nuk egziston.

Gazeta" Panorama" boton sot komentin" Shantazhi i pozitës" ku perpjekjet aktuale te forcavete djathta opotzitare tekryesuara nga PD e Berishes perte ardhur nepushtet icileson" TE fuqishme dhe origjinale". Sipas gazetes socialistet dhe forcate tjera te majta nepushtet bejne shantazh me ngjarjet e vitit 1997 duke lene t ekuptohet se po erdhi serish PD ne pushtet ka rrezik qe te perseritet 1997-ta.

  • Data 08.03.2004
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1v
  • Data 08.03.2004
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1v