Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 01.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Gazeta "Albania" boton sot kryeartikullin "NATO, streha e sigurte e Shqiperise se refuzuar" ku premtimi qe mori kryeministri Nano ne Uashington per anetaresim te Shqiperise ne Aleancen Atlantike brenda vitit 2007 cilesohet si fitorja me e madhe e gjithe shqiptareve, pavarsisht nga perkatesia partiake. Gazeta ve ne dukje se ky premtim behet ne nje kohe kur BE vazhdon te mbetet i pakenaqur me Shqiperine dhe t´i mbaje dyert e saj te mbyllura. BE nuk i sheh me sy te mire mardheniet e saj gjithmone ne rritje me SHBA. BE, shkruan sot "Albania" ne kryeartikullin e saj, po le jashte nje popull te lodhur dhe gjithmone te refuzuar. Por qe nga dita e djeshme NATO premton te jete nje strehe e sigurte edhe pse BE vazhdon ta refuzoje Shqiperine, qe duan apo nuk duan zyrtaret e Brukselit e ka vendin ne Europe.

Gazeta" Korrieri" i hap sot materialet e saj me çeshtjen e Korridorit të tetë. Gazeta ben publik ate qe ajo e quan "duel" mes Greqise dhe Shqiperise per itinerarin e ketij koridori. Duke pasqyruar takimin e ministrave te Transportit te vendeve te rajonit, nga ku ky koridor eshte projektuar te kaloje, i zhvilluar dje ne Tirane, "Korieri" shkruan se perfaqesuesi i Ministrit grek te transporteve u shpreh kunder perfshirjes se Korridorit te tetë ne projektet prioritare te BE per nje financim te pershpejtuar. Sipas gazetes Greqia kerkon qe ky koridor te kaloje nga territori i saj duke shmangur segmentet qe kalojnë nga Shqiperia, gjë qe kundershtohet nga Italia.

Gazeta" Korrieri" boton sot gjithashtu kryeartikullin" Ky regjim gangsteresh qe ne durojme" ku nder te tjera shkruhet se …" Shqiperia eshte kthyer ne nje shtet shtypes njëpartiak ku korrupsioni eshte i perhapur gjerësisht ne te gjtiha hallkat dhe ku nje ekonomi me baze gangsteresh eshte nen kontrollin e forte klientelist te partise ne pushtet.Gazeta shkruan se nuk eshte faji as i Berishes, as i Nanos per nje situate te tille, por i kultures mafioze qe po kultivohet ne Shqiperi. Per te ndryshuar duhet qe gjithkush nga shqiptaret te beje nje revolucion kulturor ne mendjen e tij kunder kultures mafioze. Ne rast te kundert Shqiperia do te vazhdoje te duroje regjim pas regjimi gangstere qe do te vine ne pushtet rrezim pas rrezimi piramidash."

Gazeta "Koha Jone" trajton si temë dite ate te deklarimit te pasurive nga ana e zyrtareve te larte te shtetit dhe te adminitrates publike. Sipas saj vetem 2500 syresh kane deklaruar keto pasuri nderkohe qe afati ka skaduar dje. Per 2000 zyrtare te tjere afati eshte shtyre 15 dite te tjera. Per ata qe nuk do ta deklarojne pasurine e tyre edhe pas ketij afati do te kete 25 mije leke gjobe.

Gazeta Shqiptare boton si lajm dite rikthimin ne Shqiperi te Hajdin Sejdise pas 12 vitesh. Sejdia u arrestua ne vitin 1993 nga autoritetet zvicerane per evazion fiskl,por gazeta hedh idene se goditja e tij ka qene politike dhe se shume veta kane perfituar nga pronat e tij pas largimit nga Shqiperia. Gazeta shkruan se ne gropen gjigande ne qender te Tiranes te hapur prej tij, Sejdia do te ndertoje tashme me 320 milion dollare nje grataçiele me 52 kate qe do te quhet" Iliria Center". Projektin e saj e ka marre persiper nje studio zvicerane ne bashkepunim me studion franceze qe ka bere studimin e qendres se kryeqytetit.

  • Data 01.04.2004
  • Autor Ani Ruci /Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1U
  • Data 01.04.2004
  • Autor Ani Ruci /Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1U