Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 02.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Lajmi i dites ne shtypin e sotem te Tiranes eshte ai i dorezimit ne polici te Agim Pepes, i akuzuar per vrasjen e komisar Gani Malushit. I shumëkërkuari, shkruajnë sot gazetat, u dorëzua dje ne mbrëmje në policinë e Durrësit. Më pas forcat speciale e kane shoqeruar per ne Tirane. Gazetat shkruajne se ai ka qene njeriu me i kërkuar në Shqipëri që prej 7 gushtit te vitit te kaluar, ndërkohe qe u kish shpëtuar disa aksioneve të policisë, që dekonspiroheshin nga policë të lidhur me të.

Gazeta "Shekulli" i referohet bashkëshortes së Agim Pepës, kur shkruan se ai u vetëdorëzua pasi ambasadori amerikan ne Tiranë, Xhejms Xhefri e cilësoi si baron te krimit.

Mosmiratimi dje ne Parlament i Rezolutes pë zgjidhjen e çështjes çame perben nje nga temat kryesore te gazetave te sotme.

Gazeta "Korrieri" e komenton mosvotimin e saj te ardhur kryesisht nga Partia

"Bashkimi per te Drejtat e Njeriut" (PBDNJ), kreu i të cilës kërkoi tërheqjen e plotë të saj. Sipas Vangjel Dules, te cituar sot nga gazeta "Korrieri" kjo rezolutë është e pavlefshme për sa kohë egziston një traktat miqësie mes Shqiperise dhe Greqisë, i nënshkruar në vitin 1996.

Gazeta "Shekulli" në rubrikën, " Ngjarje dite" shkruan se Greqia pezulloi miratimin e rezolutes. Kjo gazete citon ambasadorin grek ne Tirane ta kete quajtur rezoluten çame "një akt jo miqësor." Gazeta "Shekulli" citon sot edhe zedhenesin e qeverise greke, Teodoros Rusopulos, te kete thene se kryeminsitri i ri i Greqisë, Karamanlis ka deklaruar se marrdheniet dypalesh dhe ato rajonale do te drejtohen nga e ardhmja duke lene te kuptohet se nuk do t´i kthehet nje problemi te se shkuares, siç konsiderohet ai i te drejtave të popullsisë çame.

Gazeta "Koha Jone" boton sot shifrat e masakrave mbi popullsine çame. 2900 të masakruar dhe 725 femra te përdhunuara. Kjo gazetë boton edhe nje artikull ku kritikohet ministri i jashtem i Shqiperise, Kastriot Islami, per deklaraten e tij se do te abstenonte ne seancen e votimit te rezolutes per çështjen çame. Sipas gazetes te drejtat e çameve jane afersisht te njejta me problemin e pronave greke ne Qipron turke. Gazeta sjell si shembull te ashtuquajturen "çeshtje Luizidu" ne Greqi, ku qe prej 25 viresh nje qytetare greke me emrin Luizidu vazhdon gjyqin maratone ne Gjykaten e Strazburgut, e mbështetur financiarisht nga shteti grek per pronat e saj ne Qipron turke.

"Koha Jonë" boton sot një lajm alarm. Sipas saj nje mësuese, Myzejen Zyka, ka deklaruar se do te bëhet kamikaze dhe do te hedhë në erë bashkinë qe i ka mohuar te drejten e prones. Banesa e saj, shkruan gazeta, rrethohet nga agjentet sekrete dhe lajmerohet sherbimet sekrete ne Tirane.

  • Data 02.04.2004
  • Autor Ani Ruci / Tirane
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1S
  • Data 02.04.2004
  • Autor Ani Ruci / Tirane
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1S