Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 17.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

"Zgjedhjet e 2005, kusht për në BE dhe NATO" deklaron ambasadori amerikan për shtypin shqiptar


“Xhefri: Zgjedhjet e 2005, kusht per ne BE dhe NATO” shkruan ne faqen e politikes, SHEKULLI, duke iu referuar disa komenteve qe ka bere ambasadori i SHBA ne Shqiperi. “Ju keni detyrime te rendesishme perpara, jo vetem ne luften kunder korrupsionit, zhvillimit ekonomik, por dua te vecoj dhe zgjedhjet parlamentare, qe do te zhvillohen ne mes te vitit 2005. Shpresoj qe jo vetem qeveria, por dhe partite politike ta konsiderojne kete mundesi shume seriozisht per te treguar se Shqiperia eshte gati per tu anetaresuar ne NATO dhe ne Bashkimin Europian. Nese zgjedhjet nuk zhvillohen me vlerat e ketyre institucioneve, integrimi juaj mund te rrezikohet”.

“A mjaftojne 71 komando per te hyre ne NATO?” eshte titulli i nje komenti qe boton sot KORRIERI, ku mes te tjerave thuhet: “Per tu integruar ne NATO nuk duhet vetem vullnet i shprehur politik, por mbi te gjitha vullnet i materializuar ne reforma qe zhvillojne ne menyre te gjitheanshme dhe te qendrueshme vendin, forcojne sigurine e brendshme, standartizojne kapacitetet tona me ato te aleances, pasi sfidat tona te se ardhmes nuk jane ato te luftes, por te ndertimit te nje demokracie te qendrueshme dhe funksionale. Kontributi i cmuar i ushtarakeve tane ne Bosnje, Afganistan dhe Irak mbetet simbolik, ndersa reformat qe na afrojne me institucionet euro-atlantike duhet te jene reale”.

TEMA i kushton me shume vemendje ne faqen e politikes protestes se rradhes se opozites ne qytetin e Lushnjes, ne kuader te levizjes “Nano ik”. Ajo citon kryetarin e PD-se Sali Berisha te kete thene: “Le te bashkohemi ne kete levizje, sepse kjo eshte nje levizje per te sotmen dhe te ardhmen e te gjithe qytetareve shqiptare dhe te gjithe atyre qe e duan vendin. Ju jeni deshmitare qe te gjithe pa perjashtim qe Bashkimi Europian, Keshilli i Europes dhe cdo institucion tjeter perendimor se Shqiperia nuk mund te hyje ne BE nese nuk zhvillohen zgjedhje te lira”.

“Zgjidhni ceshtjen çame” shkruan ne faqen e politikes KOHA JONE, e cila i referohet disa komenteve qe ka bere gjate dites se djeshme Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ku ka prekur dhe ceshtjen çame. “Rajoni yne trashegon probleme ende te pazgjidhura nga historia e larget dhe ajo me e afert. Ato lipset te perballohen me realizem dhe ne frymen bashkekohore europiane duke respektuar normat dhe te drejten nderkombetare. Ne trajtimin e ceshtjeve te tilla ka vend per reflektim edhe nga politika shqiptare. Ndrojtja e saj nuk flet per realizem dhe koherence”.

  • Data 17.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As10
  • Data 17.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As10