Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 18.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Shtimi ose jo i numrit te trupave paqeruajtese shqiptare ne Irak është temë qendrore ne gazetat e sotme të Tiranës

"Islami-Majko, dy qendrime ndryshe per trupat ne Irak" shkruan ne faqen e politikes KORRIERI. "Shtimi ose jo i numrit te trupave paqeruajtese shqiptare ne Irak, ne kuader te luftes globale kunder terrorizmit, duke se ka sjelle diferenca ne qendrimet e fundit te shfaqura nga Ministria e Puneve te Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes. Keshtu ministri i mbrojtjes Pandeli Majko, ka deklaruar dje se aktualisht nuk do te kete shtim te trupave paqeruajtese ne Irak dhe ky vullnet i shprehur nga qeveria shqiptare do te shqyrtohet. "Ky eshte nje debat delikat, i cili do te diskutohet dhe nga pamja teknike, apo sic me te drejte kerkon opozita te shikohet dhe problematika financiare". Por perballe deklarates se tij, qendron c’ka ka theksuar dy dite me pare numri nje i diplomacise shqiptare, Kastriot Islami, ne letren drejtuar sekretarit amerikan te shtetit Kolin Pauell. "Kontributi yne nuk eshte vetem i vazhdueshem, por dhe ne zgjerim e siper. Ne e kemi shprehur tashme gatishmerine tone per t’iu pergjigjur pozitivisht kerkeses per forca shtese dhe jemi duke punuar per percaktimin e detajeve praktike per te realizuar kete".



Ne lidhje me prezencen e trupave shqiptare ne Irak, TEMA hapet sot me titullin e madh: "Komandot ne Irak pa sigurim jete". 73 paqeruajtesit shqiptare qe jane nisur te henen e kaluar me mision ne Irak, nuk kane siguracion per jeten. Ne rast aksidenti, apo me keq ne rast vdekjeje, familjet e tyre nuk perfitojne te ardhura nga siguracioni, pervecse nje shume relativisht te vogel nga statusi ushtarak, shkruan gazeta duke cituar njerin prej drejtuesve te nje kompanie private sigurimesh ne Shqiperi te jete shprehur se: "Tarifa me e larte e grupit te tarifave speciale te sigurimit nga aksidentet, aplikohet kur paguhet 10125 lek ne vit, per te perfituar 2500000 lek ne rast aksidenti te rende, ose 800 lek shperblim ditor.



SHEKULLI ne faqen e kronikes informon per viziten ne Durres dhe Fier te drejtorit te zyres se luftes kunder krimit te organizuar te FBI-se, Williams. "Prokuroria e Pergjithshme dhe Byroja Federale e Hetimeve fillojne veprimet e para ne terren, ne luften kunder krimit te organizuar. Burime prane Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, pohuan se udhetimi ne qytetin e Durresit dhe me pas ne ate te Fierit nuk ishte krejt i rastesishem". Gazeta shkruan me tej se ata "kane zgjedhur qytetet e Durresit dhe te Fierit, pasi ato konsiderohen si dy nga me problematiket per krimin e organizuar".


"Levizja "Nano ik" pushton Beratin" eshte titulli i madh ne faqen e politikes se te perditshmes KOHA JONE. Gazeta citon kryetarin e PD-se Sali Berisha te jete shprehur ne protesten e djeshme ne qytetin e Beratit se levizja "Nano ik", si nje levizje mbarekombetare , nuk ka kthim prapa derisa te rrezoje Nanon nga qeveria. Ai nuk ka nguruar te permende dhe t’u kujtoje qytetareve beratas se Nano e ka braktisur Beratin duke dhene vetem gjysmen e fondeve qe i takon ketij qyteti te masakrar ne infrastrukture, ujesjelles dhe aresim. Mekatet qe i ka bere Nano Beratit nuk i lan uji i lumit Osum, qe se shpejti do ta mbyse Nanon, tha Berisha.

  • Data 18.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0z
  • Data 18.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0z