Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 20.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano për rezolutën e planifikuar të parlamentit të Shqipërisë për çështjen çame e debatet si dhe analiza për lëvizjen opozitare Nano ik zënë vend në faqet e shtypit të sotëm të Shqipërisë.

default

“Nano: Çamet, me Greqine do te gjejme zgjidhje ligjore” eshte titulli i madh ne gazeten SHEKULLI, qe i referohet nje seance te parlamentit gjate dites se djeshme dhe ku kryeministri ka raportuar pas pyetjeve qe ka bere deputeti legalist, Ekrem Spahia. “Kryeministri Fatos Nano deklaroi ne Parlament se ceshtje e pronave te popullsise çame te vendosura nen sekuestro konservative nga shteti grek, do te zgjidhet nepermjet kontakteve ne nivele qeveritare te te dy shteteve. Kreu i qeverise i thirrur ne nje seance pyetjesh nga deputeti Ekrem Spahia, tha se ekzistonte nje vullnet dypalesh qe qytetaret e te dyja vendeve te gezonin pronat respektive si ne Greqi ashtu dhe ne Shqiperi... Ai sqaroi se tashme qeveria shqiptare kishte ngritur grupin e eksperteve, por per shkak se Greqia ndodhej ne prag te zgjedhjeve, nuk ka patur asnje kontakt”.

Nderkohe ne KORRIERI jepen reagimet e deputetit legalist, njeherazi dhe kryetar i kesaj partie, Ekrem Spahia, i cili ka kundershtuar qendrimet e Nanos, duke u shprehur se “te jete me serioz ne deklaratat e tij, kur behet fjale per interesat kombit, duke e akuzuar ate se po anashkalon problemet. Sipas Spahise, ligji i luftes dhe ai i pronesise me shtetin grek vazhdon te jete ende ne fuqi, ndersa nuk ekziston asnje shkolle per nxenesit shqiptare atje. Ne kete menyre ai i hodhi poshte te gjitha deklarat e dhena nga kryeministri Nano persa i perket marredhenieve me Greqine. Gjithashtu deputeti Spahia u shpreh se rezoluta e miratuar nga Kuvendi shqiptar me 12 qershor 2003 eshte tjetersuar duke i hequr asaj togfjaleshin “per ceshtjen e pronesise çame ne Greqi”.

Ne editorialin e sotem te te perditshmes TEMA, qe i kushtohet levizjes opozitare “Nano ik” mes te tjerave shkruhet: “Levizja “Nano ik” nuk filloi as me 7 shkurt, as me 21 shkurt dhe mbi te gjitha nuk mund te thuhet se filloi si levizje mitingjesh. Ajo e ka zanafillen ne fillim te ketij viti. Por duket se tradicionalizmi i opozites dhe identifikimi i saj i gjate me mitingjet, reduktoi ne syte e opinionit vizionin e saj real dhe e thjeshtezoi bilancin tek numri i atyre qe do te merrnin pjese ne mitingje, ose gjeografine e tyre, qe siç ka thene ambasadori Jefrey, nuk kane shume rendesi. Dhe e keqja nuk eshte pse ngjau keshtu me opinionin. E keqja eshte se nje pjese e madhe e spektrit opozitar e llogarit levizjen “Nano ik” si statistike mitingjesh”.

“Zgjedhjet 2005, shansi i fundit per ne”, shkruan ne nje vend te dukshem ne faqen e politikes KOHA JONE, e cila citon republikanin Sabri Godo, njerin nga bashkekryetaret e komisionit per hartimin e Kushtetutes se vendit. “Nese zgjedhjet e vitit 2005 nuk behen te drejta e te pranueshme, atehere Shqiperia do te pesoje nje regres dramatik si ne fushen e politikes, ashtu dhe ne ate ekonomike”, u shpreh dje Godo, duke ju referuar dhe kushteve te vena nga BE-ja dhe SHBA-ja per integrimin e Europe dhe ne NATO.

Te gjitha gazetat kryesore botojne sot lajmin e ndalimit nga autoritetet italiane, ne Piza te presidentit te Shijak TV, Gezim Ismaili, i cili ka qene atje per te vizituar te birin, qe punon si emigrant. ALBANIA citon pjese nga reagimi i bordit drejtues te ketij televzioni ku mes te tjerave thuhet se: “Shijak TV u ben thirrje autoriteteve italiane te drejtesise, si dhe atyre shqiptare ta shikojne me gjakftohtesi rastin, te mos ndikohen nga paragjykimet e mundshme te krijuara ndaj shqiptareve dhe te ragojne me pergjegjesi ndaj nje veprimi qe prek autoritetein e nje drejtuesi te medias ne Shqiperi”.

  • Data 20.04.2004
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0v
  • Data 20.04.2004
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0v