Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 24.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Nje nga temat kryesore qe trajtojne gazetat e sotme ne Shqiperi, eshte qendrimi i partive politike parlamentare ne prag te diskutimit dhe votimit ne parlament kete jave te projektligjit per pronen.

“Pronat, jo tatimit te jashtezakonshem” nen kete titull eshte artikulli kryesor ne faqen e politikes se te perditshmes BALLKAN. “Kryetari i PD-se, Sali Berisha ne konferencen per shtyp, deklaroi se, deputetet e partise se tij do te votojne kunder projektligjit te pronave nese nuk hiqet tatimi i jashtezakonshem i vendosur qe nga viti 1945. Per liderin e PD-se kjo vendosje e tille eshte e papranueshme dhe tregon se Partia Socialiste nuk eshte ndare nga e vjetra”.


Nderkohe PANORAMA ne nje vend te dukshem ne faqen e politikes citon ministrin e finacave, Arben Malaj, qe shpreh nje mendim te kundert me qendrimin e opozites per kete ceshtje. “Malaj ka mbrojtur vendimin e qeverise te vitit 1945 me argumentin se ai nuk ka qene nje ligj me nuance komuniste, pasi ka patur thjesht nje efekt fiskal. Une mund te them pa pasur asnje hezitim perballe opinionit publik dhe do ta theksoj edhe ne Parlament qe ligji eshte modern ne teorine fiskale, pasi thelbi i tij eshte se nje tatim i papaguar nga nje biznesmen konvertohet ne nje kredi qe qeveria aplikon mbi ate qe nuk ka paguar detyrimin”.

“SHBA, 10 mije dollare per nje darke me Nanon dhe Berishen” shkruan me germa te medha ne faqen e politikes SHEKULLI. “Politikanet dhe figurat kryesore te trevave shqiptare do te jene si pjesmarres ne nje darke te veçante te organizuar nga diaspora ne SHBA. Darka organizohet ne 18 qershor nga Keshilli Kombetar Amerikan ne hotel Plazza New York, per te dekoruar ish Sekretarin e Shtetit, James Baker dhe dy shqiptaro-amerikanet e njohur, Ekrem Bardha dhe Peter Kole. Cmimet qe do te akordoje ky Keshill jane per ish sekretarin Baker, cmimin “Duart e Shpreses”, ndersa per Ekrem Bardhen dhe Peter Kole me cmimin “Arritjet gjate jetes”. Gazeta jep dhe emrat e disa te ftuarve nga Ballkani, si presidenti Alfred Moisiu, presidenti Ibrahim Rugova, Fatos Nano, Bajram Rexhepi, Sali Berisha, Servet Pellumbi, Nexhat Daci, Kastriot Islami, Pandeli Majko, Musa Xhaferri, Agim Ceku, Leka Zogu, Rexhep Meidani etj.

KOHA JONE ka ne qender te vemendjes nje proteste qytetare qe do te zhvillojne sot ne ora 12.00 shoqatat e gazetareve para selise se Kryeministrise, ne Tirane, per te kundershtuar nje vendim te gjykates para disa diteve, me ane te te cilit kjo gazete eshte denuar me nje gjobe prej 2 milion lekesh, pas padise qe ka bere per fyerje kryeministri Fatos Nano dhe dy keshilltare te tij. “Levizja qytetare “Majft” bashkohet sot me protesten e shoqatave te gazetare, proteste e cila e mori spunton nga denimi qe iu be gazetes Koha Jone. Keshtu dy dite me pare Shoqata e Gazetareve Profesioniste, Lidhja e Gazetareve dhe Shoqata e Mediave Elektronike pasi shqyrtoi rastin konkret te kesaj gazete vendosen qe sot te protestojne njezeri kunder ketij denimi”


  • Data 24.05.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0O
  • Data 24.05.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0O