Pasqyra e shtypit ndërkombëtar | Studimi në Gjermani | DW | 24.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

Tema qendrore në shtypin ndërkombëtar të javës që po lëmë pas ishin përfaqësimi i Partisë Nacionademokrate gjermane në parlamentin e landit të Meklenburg-Vorpimernit dhe trazirat në Hungari.

Pas përfaqësimit të partisë nacional-demokrate ekstremiste e djathtë në parlamentin e landit të Meklenburg-Vorpomernit në Gjermani është ndezur debati për ndalimin e kësaj partie. Një sërë politikanë drejtues të federatës dhe të landeve kërkojnë, që të ndërmerret një hap i tillë, për të penguar përhapjen e propagandës antikushtetuese që synon kjo parti. Lidhur me këtë gazeta vjeneze KURIER pyet:

"A duhet që për këtë të kemi frikë për dhe nga Gjermania?. A duhet të ndalohet veprimtaria e Partisë nacionademokrate, kërkesë kjo e përsëritur shpesh?. E rekomandueshme është gjakftohtësia. Krahu i djathtë po rritet gjithkund në Evropë, kështu dhe në Lindje të Gjermanisë. Megjithatë frika nga një marrje e psuhtetit përmes terrorit apo nga një Hitler i ri në Gjermaninë e sotme në të gjitha pikëmpamjet stabile do të ishte qesharake dhe kontraproduktive", thuhet ndër të tjera në gazetën KURIER.

Gazeta DER STANDARD e cila po ashtu botohet në Vjenë nënvizon:

"Zgjedhjet e fundit në Berlin dhe Meklenburg-Vorpomern për një kohë të gjatë ishin më të të rëndësishmet. Në vitin 2007 në Gjermani nuk zhvillohen zgjedhje të rëndësishme për parlamentet e landeve. Kush nuk e shfrytëzon këtë periudhë kohore atij nuk mund t'i ndihmohet më. Kjo vlen edhe për luftën kundër ekstremizmit të djathtë, para së gjithash në lindje. Tani menjëherë duhet filluar që në shkolla, klube të të rinjëve, në Shoqatat sportive. Kjo është e mundimshme por më e ndershme dhe më me perspektivë sesa herë pas here të kërkohet zëshëm ndalimi i veprimtarisë së një partie politike", lexojmë në DER STANDARD.

Ndërkaq gazeta zviceriane NEUE ZÜRCHER ZEITUNG analizon:

"Sidoqoftë pjesëmarrja e ulët e elektoratit në zgjedhje duhet të interpretohet si shprehje e qëndrimit njëjtë si shpërngulja e vazhdueshme në perëndim. Kush nuk gjen një zgjidhje në turizëm apo një vend pune në sektorin shtetëror, largohet nga lindja. Partia Nacionademokrate, një grupim që shfaq hapur pikëmpaje raciste e kishte të lehtë të shfrytëzoj për qëllimet e veta pakënaqësinë e përhapur si pasojë e ngecjeve në zhvillimin ekonomik. Ajo këtë e bëri me mjeshtëri të madhe dhe rezultati i zgjedhjeve u dha të drejtë përllogaritjeve të tyre", thuhet në NEUE ZÜRCHER ZEITUNG.

Trazirat e nisura nga opozita e djathtë dhe forca të djathta radikale në Hungari të cilat janë të indjuara prej emëtimit të një mbledhjeje të socialistëve në pushtet, ku kryeministri pranon mashtrimet e bëra në fushatën elektorale, komentohen në gazetën britanike THE INDEPENDENT:

"Deri para pak kohësh ne ishim të mendimit se Hungaria është një vend i vogël, i organizuar mirë me një gjuhë të çuditshme e cila në Evropën Qendrore mund të gjej veten mirë. Një vend i cili që në sistemin komunist ishte pioner i liberalizimit ekonomik dhe ia doli mbanë me sukses, më mirë se vendet e tjera që nga sistemi komunist të kthej raportet e ekonomisë së tregut të lirë. E vërteta e hidhur megjithatë shtë se pamja e përgjithshme e Hungarisë si djalkë shembullor i Evropës së re ishte në pjesë të madhe ëndërr në diell", thekson THE INDEPENDENT.

Ndërsa po për të njëjtën temë në gazetën parisiene LE FIGARO lexojmë:

"Hungaria nuk është rast i veçantë. Polonia ka një qeveri e cila më shumë lufton për ide se sa për administratë apo ekonomi. Republika çeke është si e paralizuar pas rezultatit të fundit të zgjedhjeve të cilat nuk kishin fitues të qartë. Sllovakia dhe Lituania vuajnë nga koalicionet e brishta. Kriza në Hungari dhe rrethanat në të cilat ndodhen vendet fqinje nuk janë shumë inkurajuese për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian", nënvizon LE FIGARO.

Kalojmë tani në gazetën spanjolle EL MUNDO të Madridit nga e cila shkëpusim:

"Gjendja në Hungari ishte e tendosur para se kryeministri Gjursani të marrë vendimin e tij. Qeveria dëshironte të rris tatimet dhe njëkohësisht të filloj me një kurs kursimesh për të plotësuar kushtet për futjen e euros në përdorim. Tani qeveria ndodhet në një gjendje të pakëndshme dhe do të duket qesharake para Bashkimit Evropian", thekson EL MUNDO.

Dhe në fund gazeta polake RZECZPOSPOLITA vëren:

"Gjursani është një politikan i cili e don pushtetin dhe sqaron se është fantastik të qëndroj në krye të shtetit. Por vetëm nga ruajtja e pushtetit nuk i shtohen të mirat Hungarisë. Me siguri që qytetarët nuk do t'i besojnë më kryeministrit kur të jap deklrata për ekonominë dhe jo vetëm për ekonominë", thuhet ndër të tjera në gazetën polake RZECZPOSPOLITA.



  • Data 24.09.2006
  • Autor Marko Langer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnn
  • Data 24.09.2006
  • Autor Marko Langer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnn