1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

Thomas Grimmer15 Korrik 2006

Tema qendrore në gazetat ndërkombëtare gjatë javës që po lëmë pas ishin takimi i G-tetës në Shën Petërburg dhe Kriza në Lindjen e Mesme

https://p.dw.com/p/Arov

Takimi i nivelit të lartë të G-tetës që këtë fundjavë po zhvillon punimet në Shën Petërburg mbahet për herë të parë në territorin rus. Me rolin e Rusisë si nikoqir dhe raportet e këtij vendi me perëndimin mirren komentatorët e shtypit ndërkombëtar.

Në gazetën LA REBUBBLICA të Romës lidhur me këtë lexojmë:

"Ka muaj kur po afrohej samiti i G-tetës presidenti rus Vlladimir Putin e pa të nevojshme që të ngarkoj me një fushatë komunikative një prej agjensive më të njohura amerikane për marrëdhënie publike. Me fjalë të tjera: qeveria e tij ka nevojë për një fasadë të re. Kjo për faktin se në Amerikë dhe Evropë u shfaqën shumë dyshime nëse Rusia i plotësonte kushtet që të jetë nikoqire e klubit të demokracive më të zhvilluara ekono0mike ndërkohë që Rusia vet ende ka një sistem politik totalitar, pjesa më e madhe e ekonomisë është në duart e shtetit dhe gjykatat ndodhen në shërbim të Kremlinit", shkruan gazeta italiane LA REBUBBLICA.

Ndërkaq në FINANCIAL TIMES e cila botohet në Londër thuhet:

"Presidenca ruse e G-tetës tregon se sa të distancuara janë marrëdhëniet me perëndimin. Ky zhvillim trazohet ndoshta pjesërisht nga reagimi rus ndaj mendjemadhësisë së perëndimit. Ende nuk është e qartë se si institucionet si nato apo Bashkimi Evropian do të pranonte një prej territoreve më të mëdha në botë", lexojmë në FINANCIAL TIMES.

Kalojmë në gazetën e Luksemburgut LUXEMBURGER WORT e cila për rëndësinë e Rusisë si fuqi energjetike mendon:

"Rusia është në sektorin energjetik ajo çfarë në ekonomi quhet Major Player. Aktualisht derivatet e naftës dhe gazi përbëjnë rreth 20 përqind të prodhimit bruto në vend dhe përkrah armëve janë mallërat kryesore për eksport. Pa këto të ardhura ekonomia e Rusisë padyshim që do të ishte në një pozitë shumë më të keqe. Por edhe politikisht presidenti Putin ka në duar një armë shumë të rëndësishme. Për ekonimitë e zhvilluara popullore sigurimi i furnizimit me energji sot është një çështje me rëndësi jetike dhe në këtë mënyrë një çështje e luftës apo e paqës", nënvizon gazeta LUXEMBURGER WORT.

Ndërrojmë temë dhe kalojmë në Lindjen e Mesme ku ka kohë që gjendja nuk ka qenë kaq e vështirë sa gjatë këtyre ditëve. Kush është fajtor për spiralen e dhunës? Dhe si mund të pengohet eskalimi i mëtutjeshëm?. Përgjigje në këto pyetje kërkojnë analistët e shtypit ndërkombëtar. Në gazetën TROUV e cila botohet në Hagë të Hollandës thuhet:

"Izraeli kërcënohet të futet thellë e mëthellöë në një konflikt nga i cili do ta ketë të vështirë të dal pastaj. Aksionet në Gazë zgjasin qe dy javë dhe operacioneve ushtarake në Liban nuk ju shihet fundi. Nga përvoja e dimë se si pasojë e aksioneve izraelit nuk janë lëviztjet terroriste ato që humbasin mbështetjen por shtohet urrejtja ndaj Izraelit", thekson gazeta Trouv.

Ndërkaq DIE PRESSE e Vjenës çështjen e fajit e sheh pak më ndryshe:

"Nuk është Izraeli ai që bart përgjegjësinë për gjendjen në Liban por milicët e Hisbollahut radikal. Nuk ka justifikim për atë që milivët e 'Partisë së Zotit' kanë rrëmbyer ushtarët izraelitë: Izraeli u pat larguar tërsisht nga Libai që para gjashtë vitesh pra nuk ishte më forcë pushtuese", lexojmë në DIE PRESSE.

Për gazetën amerikane WASHINGTON POST Hisbollahu nuk është problemi i vërtetë.

"Edhe nëse Hisbollahu dënohet politikisht për papërgjegjësinë e tij në vendlindje problemi kryesor mbeten nxitësit e tij, Irani dhe Siria. Teherani do të duhej që në Këshillin e Sigurimit të mos jap llogari vetëm për programin e saj bërthamor por edhe mbështetjen e dhënë Hisbollahut. Edhe Damaskut i cili mbështet si Hisbollahun ashtu dhe Hamasin do të duhej sërish t'i shtohej presioni ndërkombëtar, përfundimisht edhe sanksionet", propozon WASHINGTON POST.

Po ashtu edhe e përditshmja moskovite KOMMERSANT mendon:

"Për atë se çfarë aktualisht po ndodh në Liban përgjigje mund të kërkohet vetëm jashtë kufinjëve të vendit. mendohet për Teheranin ku udhëheqja e të cilit jo më larg se para një jave përsëriti qëndrimin se do të vazhdoj me pasurimin e uranit. Një opcion për Teheranin është që me ndihmën e Hisbollahut shiit të ndez një konflikt në Liban. Nëse funksionon ky plan atëherë perëndimi për një kohë të caktuar ka tjera shqetësime dhe nuk ka kohë të mirret me programin bërthamor iranian", lexojmë ndër të tjera në gazetën ruse KOMMERSANT.