Pasqyra e shtypit kosovar | Studimi në Gjermani | DW | 21.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit kosovar

Shtypi i sotem i Kosoves pa perjashtim njofton per takimin e djeshem te tretin me radhe te Grupit " Kontakt plus" mbajtur se bashku me UNMiK - un dhe me institucionet e vendit. Lidhur me kete "Koha Ditore" ben te ditur se "Takimi ka qene i tipit te vleresimit te arritjeve ne gjashte javet e kaluara kur per te fundit here ky grup qe takuar ne Prishtine, nderkohe qe nuk eshte nxjerre ndonje konkluzioin i vecante". Nderkohe qe ne rubriken politike, gazeta ne fjale citon Veton Surroin, bartes i Listes Qytetare ORA te kete thene ne perurimin e iniciatives "Bashkimi qytetar per Malisheven" se " Punet ne Kosove jane ngushtuar aq shume sa as qe kemi mundur ta imagjinojme para gjashte vjetesh. Me strukturat aktuale politike Kosova nuk mund te fitoje rrefimin e suksesit dhe ishte i domsdoshem angazhimi ne politike", ka thene Surroi, i cili ka shtuar se "eshte momenti historik i daljes se iniciativave te reja, eshte ora e duhur per veprim politik ne favor te faktorizimit te Kosoves".

"Zeri", gjithnje ne kontekst te situates aktuale ne Kosove rikonstaton se " Ngjarjet e ketij viti, shumica derrmuese e te cilave kane qitur ne shesh problemet e shumta qe ka shoqeria kosovare dhe mungesen e mekanizmave per ti zgjidhur ato, bartin ne vete nje mesim shume te qarte: Kosova eshte nje pune e paperfunduar. Perfundimi ka domethenien e ditur per te gjithe: Ate te percaktimit te statusit te Kosoves".

Mesimi i dyte po aq i rendesishem i ketij viti, sipas vleresimeve te botuesit te "Zerit", eshte "qe UNMiK-u, jo vetem qe nuk mund te jete force levizese ne procesin e definimit te statusit, por as ne ate te permiresimit te marredhenieve midis shumices shqiptare dhe pakices serbe".

Per gazeten "Bota Sot", nderkaq, " Ministria per pakicen serbe ne Kosove, nje precedent i paperseritshem". Komentatori i "Botes Sot" konsideron se " Ministrine e tille do ta sabotojne sa te jete e mundur vete serbet, vete vendi fqinj i shtetit te Kosoves, Serbia, e cila nuk iu jep asnje te drejte joserbeve ne Serbi…Do ta sabotojne edhe aleatet e serbeve ne bashkesine nderkombetare, te cilet pakicen serbe ne Kosove, sikurse Serbia dhe serbet, e shikojne si leve Arkimedi kunder Kosoves, rajonit, kunder paqes, per qellimet e tyre luftenxitese te revanshizmit serbomadh", konkludon vec tjerash "Bota Sot".

E perditeshmja "Pavaresia", duke e rikthyer ceshtjen e problemit te Mitrovices ne fokus te komentimeve, nder te tjera konstaton se "…veriu i ndare i Mitrovices ka mbetur keshtu, jo me vullnetin e shqiptareve, por gjithsesi ka mbetur peng i interesave te politikes se Beogradit, dhe me siguri me bekimin e qarqeve te caktuara te bashkesise nderkombetare".

Ne shtypin e ketushem botohet letra e Ali Ahmetit, kryetar i BDI-se me te cilen i drejtohet opinionit e ku, gjithne sipas "Epokes se Re", ne kontekst te negociatave per decentralizimin e Maqedonise, ai shkruan se " Ndarja e Maqedonise nuk eshte zgjidhje dhe ne nuk e perkrahim ate".

  • Data 21.07.2004
  • Autor Agim ZOGAJ / Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzH
  • Data 21.07.2004
  • Autor Agim ZOGAJ / Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzH