Pasqyra e shtypit kosovar | Studimi në Gjermani | DW | 22.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit kosovar

Atmosfera per fushaten elektorale ne Kosove, ka zene vend sot ne faqet e para te shtypit te ketushem, duke paralajmeruar se ajo deri me 23 tetor, pra ne daten dhe diten e zgjedhjeve paralamentare ne Kosove do te jete teme ne plan te pare per shtypin e Kosoves. Ne kete kontekst, "Koha Ditore" qe ne kryetitullin e madh hapes thekson se " Partite politike kane filluar pergatitjet pere fushaten elektorale. Sivjet fushate politike " krejt ndryshe", thone partite e reja". Gazeta, ne kryartikullin e numrit ben te ditur se " Shmica prej tyre tashme I kane formuar shtabet zgjedhore. Keto shtabe para se gjithash do te percaktojne se a do te jete aktiviteti I tyre elektoral ai qe ka qene me pare apo fushata kete here do te jete paksa me ndryshe. Derisa tri partite tradicionale LDK, PDK dhe AAK, nuk premtojne ndonje shmangie rrenjesore nga tradita e fushatave zgjedhore te mehereshme hyrja ne skene e partive te reja paralajmeron freski ne qasjen ndaj fushates". "Natyrisht" qe, sipaas "Kohes Ditore"," nje nga elementet qenesore qe do ti japin forme fushates elektorale dhe qe do ta diktojne diskursin e tyre politik ne kete fushate jane edhe burimet financiare per te cilat partite thone qe nuk I kane te mjaftueshme". Ndryshe, gazeta I sjelle ne kujtese lexuesit se " Sivjet fushata parazgjedhore do te jete me e shkurter, nga 45 dite sa ishte me heret, ajo tashme do te kete 30 dite. Gjate ketyre diteve partite pritet te shpenzojne shuma te medha parash per marketing" ,shkruan gazeta ne fjale, e cila ne rubriken editoriale boton veshtrimin me titull " Dy bileta per Berlin"!

Autori, pasi njofton se me 31 gusht pritet te mbahet ne Berlin takimi I Grupit te Kontaktit, ku pritet te diskutohen ecurite me te reja politike ne Kosove, me tej shkruan se " Grupi I Kontaktit do te takohet me 31 te keti muaji ne Berlin. Nje shans qe serbet dhe shqiptaret te flasin konkretisht per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje". Autori nenvizon se : " Nje oferte e mire, do te ishte, sa per fillim, po qe se gjate mbledhjes se Grupit te Kontaktit ne Berlin do te ftoheheshin nje perfaqesues I kosovareve serbe – Ivanoviq apo Kerstoviq…dhe nje I atyre shqiptare- me se miri kryeministri Rexhepi. Keto dy udhetime, dy bileta per ne Berlin, si Grupit te Kontaktit ashtu edhe perfaqesuesve te shqiptareve dhe serbeve do tu jepin nje shans qe ta shohin se cfare duan nderkombetaret kur eshte fjala per zgjedhjet per Kosoven".

Me gazeten "Bota Sot" , kalojme ne temat ekonomike. Gazeta, ne rubriken politike boton biseden me drejtorin e Buxhetit te Konsoliduar te Kosoves, Agim Krasniqi, I cili duke folur per ecurite e buxhetit te konsoliduar te Kosoves, deklaron se " Buxheti I Kosoves nuk do te kete deficit as gjate ketij viti". Krasniqi pohon se " Nuk mendoj qe deri ne fund te vitit do te kete deficit buzxhetor, per arsye se Buxheti I Konsoliduar I Kosoves, sipas rregullave te organizmave financiare nderkombetare, nuk mund te kete deficit buzhetor. Nese ndodh qe te kemi deficit buxhetor, atehere ne do te bejme rregullime buxhetore" shprehet bashkebiseduesi I "Botes Sot".

Duke folur ndrekaq per ndrshimet ne te hyra, drejtori I Buxhetit te Konsoliduar te Kosoves shprehet se " ne nivelin e ulet te te hyrave kane ndikuar edhe ndryshimet qe jane bere ne politiken fiskale gjate koheve te fundit".

  • Data 22.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryn
  • Data 22.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryn