Pasqyra e shtypit gjermanofon | Studimi në Gjermani | DW | 14.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjermanofon

Në fokus të komenteve në shtypin gjermanofon janë sot zgjedhjet në Indi. Në pasqyrën e shtypit vecojmë edhe pjesë nga artikulli i gazetës "Neue Zürcher Zeitung" lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Mbi rezultatin e zgjedhjeve në Indi në gazetën "Neues Deutschalnd" lexojmë:

"Ndonëse gjatë ditëve të fundit dukej, sikur koalicioni nën drejtimin e nacionalisto-hinduistëve të partisë popullore të Indisë i trëmbej rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, ishte befasues fakti që kryeministri Vacpaje duhet t´i lirojë tani vendin partisë kongresiste. Partia e Vacpajesë i kish varur së tepërmi shpresat tek rezatimi i kreut të saj si babai i kombit dhe tek zgjidhjet e parashtruara prej tij plot zbukurime nën moton "India në shkelqim". Por këto ide u adresoheshin vetëm shtresave të mesme qytetare. Masa e punëtorëve dhe banorëve të fshatrave aq që përfshihej fare në koncpetin e partisë së Vacpajesë."

E përditshmja "Financial Times Deutschland" analizon shanset e qeverisë së re:

"Zgjedhësit me votën e tyre rikthyen në pushtet partinë kongresiste, e cila ka mbizotëruar në subkontinent për disa dhjetëvjecarë. Me shpresën, se India do të bëhet sërish vendi, ku ndonëse jo qumështi dhe mjalti, por energjia dhe uji rrjedhin gratis. Por megjithëse partia kongresiste në luftën e saj elektorale të varfër në ide ka premtuar politikën e subvencioneve, rruga e saj në drejtim të politikës ekonomike
është e bllokuar. Përvec disa thërrimeve kryeministrja e ardhëshme Sonja Gandi nuk ka shumë për të ndarë."

Gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" në komentin e saj ndër të tjera nënvizon:

"Qeveria e re në Nju Deli do të jetë më homogjene se sa parardhësja e saj. Aleanca e partisë kongresiste duke u mbështetur edhe në votat e partive të majta të forcuara në këto zgjedhje posedon një shumicë komode. Sonja Gandi ndryshe nga Vacpaje do të jetë e varur prej mbështetjes së disa partive rajonale dhe elitare, gjë që do t´ia lehtësojë mjaft asaj qeverisjen. Por kursi i koalicionit të ri pothuajse nuk do të ndryshojë fare prej atij të qeverisë parardhëse. Partia kongresiste ka premtuar në fushatën e elektorale, se nëse fiton do t´i përmbahet kursit të reformave.

Lidhur me këtë temë vecojmë edhe një citat nga e përditshmja austriake me orientim lierbal të mjatë "Der Standrad":

"Në Indi kishim të bënim me një parti dhe me një kryeministër, që ndoqën me vendosmëri kursin e reformave ekonomike, duke e shndërruar pacientin e dikurshëm në koma në një tigër hindu ekonomik, aftësia e konkurrencës së të cilit trëmbte edhe SHBA e BE-në. Por pavarësisht nga kursi i fuqishëm i zhvillimit dhe nga politika e arësyeshme e jashtme krahasuar me ato të mëparshmet, qeverisë së Vacpajesë nuk iu dha më votëbesimi i elektoratit, sepse qindra miliona njerëz, kryesisht nëpër fshatra, nuk arritën ta shijojnë aspak rendimentin me sloganin e guximshëm "India në shkëlqim". Me ndryshimin e qetë të pushtetit India dëshmoi sërish pjekuri të lartë politike. Kjo tregon, se pavarësisht nga varfëria e madhe dhe shpërthimet e herë pas hershme të dhunës, demokracia funksionon vërtetë."

Së fundi edhe një vështrim në artikullin e së përditshmes zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" mbi zhvillimet në Kosovë:

Nën titullin "Hulumtimi i shkaqeve pas trazirave në Kosovë - dështim i aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë" në këtë artikull analizohen trazirat e marsit dhe shkaqet e tyre. Citojmë: "Shumë gjëra janë ende të pandricuara. Si. p.sh. mungesa e paralajmërimit të trupës paqësore prej agjencive të lajmeve. Kjo nuk u bë edhe pse prej muajsh kishte të dhënta të vazhdueshme për sulmet me motive ndëretnike. ... Një aspet tjetër ka të bëjë edhe me desinformimin e medieve, shkruan më tej kjo gazetë: "Në Kosovë po diskutohet me zjarr cështja, nëse trazirat të ngjahsme me një pogromë ishin spontane apo të organizuara. Ka shumë të dhëna që kemi pasur të bëjmë me një përzierje të spontanitetit dhe mobiliizmit, apo akteve të koordinuara të dhunës." Dhe së fundi autori u kushton vëmendje zhvillimeve politike e ekonomike të Kosovës, moszgjidhja e statusit dhe kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e perspektivës, me të cilat përballet "shoqëria kosovare, ku 70% e popullsisë është nën moshën 30 vjec janë gjithashtu shkaqe për shpërhtimin e pakënaqësive. ... Në Kosovë breza të tërë janë karakterizuar prej përvojës së rezistencës dhe luftës, janë arsimuar në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe shpesh herë kapen pas "vlerave të luftës, ose sic quhet në Kosovë pas patriotizmit të ngrutë dhe jotolerant. Debati publik mbi cështjet thelbësore të vendit është mjaft i rrallë. Intelektualët liberalë që kanë mbetur në Kosovë dhe nuk kanë emigruar numërohen me gishta. Në këtë shoqëri antikonformistët e kanë të vështirë. Por pikërisht kjo krijon ndërkohë edhe terrenin e përshtatshëm për veprimtari nacionaliste dhe fondamentaliste", konstaton autori i "Neue Zürcher Zeitung".

  • Data 14.05.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0Y
  • Data 14.05.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0Y