Pasqyra e shtypit, e premte 3 shkurt | Studimi në Gjermani | DW | 02.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit, e premte 3 shkurt

Temat: Irani dhe konflikti me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Konflikti për karikaturat daneze me profetin Muhamet

Mohamed ElBaradei, Drejtor i IAEA

Mohamed ElBaradei, Drejtor i IAEA


A do të kalojë çështja e Iranit para këshillit të sigurimit të OKB-së?

"Eßlinger Zeitung" shkruan:

Dyert diplomatike që kanë qenë të hapura katërkanatësh prej vitesh për Iranin, po nisin të mbyllen ngadalë. Në fakt vendimi i këshillit të guvernatorëve të Agjensisë ndërkombëtare atomike nuk do të thotë ende direktivë për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por nëqoftëse Teherani nuk heq dorë nga pasurimi i uranit, vazhdon të refuzojë ofertat dhe refuzon bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombetare të shteteve, atëhere raporti i Vjenës me 6 mars do të ishte ky: "Për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të marrëveshjes për bllokimin e armëve atomike, Agjensia ndërkombëtare për Energjinë Atomike IAEO do ta çojë rastin në Këshillin e sigurimit"

"Landeszeitung" nga Lüneburg

"Nuk duket sikur diplomacia do të kishte ndonjë shans. Pikërisht në acarimin e krizës, Irani qeveriset nga një fanatik i betuar me fantazi shkatërrimtare pseudo-fetare. Edhe për çështje jashtë grindjes për atomin tonet ashpërsohen. Irani u bën thirrje shteteve fqinje arabe, "të përdorim armët ekonomike" kundër perëndimit, pra të luajnë me rubinetin e naftës. Një kërcënim që e bëri presidentin amerikan Bush, për fat të keq shumë vonë, që të kritikojë varësinë fatale të SHBA-ve nga nafta dhe të paralajmërojë rrugë të reja. Menjëherë Opeku luan skenare të një lufte ekonomike. Uria për pushtet dhe energji nuk është ngopur kurrë vetëm me fjalë."

"Badische Neueste Nachrichten" bën supozime për alternativa të mundshme.

"Një aksion ushtarak do të ishte lojë me zjarrin. Për hakmarrje Teherani mund të nxiste kolonën e tij të pestë për sulme të reja terroriste, edhe në perëndim. Dhe një sulm të pastër klinik ushtarak nuk ka, dhe nuk mund të ketë. Opcione të këqija kudo ku të hedhesh sytë. Përpjekja për ta ndalur Teheranin në rrugën e tij drejt armëve atomike i ngjan një loje të gjatë shahu me durim të madh."

Konflikti i shkaktuar nga botimi i karikaturave me profetin Muhamet në një gazetë daneze po merr përmasa të gjera.

Gazeta "Lübecker Nachrichten" shkruan:

"Muslimanët nuk e kuptojnë shoqërinë shekulltare perëndimore, që i shpall çështjet fetare- çështje private dhe lirinë e mendimit po aq të shenjtë sa edhe lirinë e fesë, dhe nuk kuptojnë edhe se si shteti e lë shtypin të bëjë ç´të dojë, edhe pse shija e tij shpesh herë të lë shumë për të dyshuar. Satira ka liri të madhe shpesh tek ne. Por në perëndim nuk e kuptojnë se si në vende të tjera shteti, shoqëria, politika në mendjet e muslimanëve janë të gërshetuara. Dialogu është i vështirë, por pa alternativë. Që pastaj bëhet krejtesisht i pamundur, kur këtu shoqërohet me thyerje demonstrative tabush dhe atje me dhunë dhe ulërima. Ai që nuk ia vë veshin tjetrit, nuk ka as se ç´të thotë. Por ky patjetër që nuk është mesazhi i përfaqësuesve të feve, pavarësisht se cilit i lutesh."

"Stuttgarter Nachrichten" komenton:

Lufta për karikaturat tregon se sa largohen nga njëra-tjetra shoqëritë perëndimore dhe islame. Ndërsa këtu prej dhjetevjeçarësh askush nuk zemërohet më për filma monti piton për jetën e Jezusit, kur një libër me titullin sakrilegj bëhet bestseller, kur debati për kryqin është pjesë e diskutimit demokratik, atje ngrihen nervat për provokimet më të vogla. Sepse ndjehen parimisht të poshteruar. Kështu ekziston droja se zemërimi i popullit edhe në të ardhmen do të gjejë një ventil, për të shprehur me fjalë mosbesimin e madh ndaj perendimit. Prandaj nxitësit fundamentalistë e shesin kuranin si shkak për konflikte gjithnjë të reja. E ai është vetëm mjet për qëllimin e tyre politik."

"Taz" e Berlinit shkruan:

Më shumë se nga kercënimet me bojkot qeveria në Kopenhagen është prekur nga fakti, se Danimarka e pa veten pernjëherë të shpallur shtet kopuk nga e gjithë bota islame. Armiqësia e fshehtë daneze ndaj të huajve ka gjetur një fund të hidhur. Edhe pjesëmarrja daneze në luftën e Irakut dhe stacionimi i trupave atje terheq përsëri vemendjen. Pavaresisht në se "të matura" apo "radikale" thuajse të gjitha vendet islame janë të përfaqësuara në protesta vetem me një përjashtim Hamasi palestinez, i cili nuk do të prishë punë tani me BE-në."

  • Data 02.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arra
  • Data 02.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arra