1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasojat e mundshme të krizës së BE-së në bisedimet me Turqinë

Klaus Boffo29 Qershor 2005

Komisioni i BE-së paraqet projektin për kuadrin e bisedimeve

https://p.dw.com/p/ArDy
Fotografi: AP


Pas refuzimit të referendumeve të kushtetutës evropiane në Francë dhe në Hollandë shumë politikanë të BE-së duan ta frenojnë çeshtjen e zgjerimit edhe për sa i përket Turqisë. Fillimi i bisedimeve për pranimin e saj është planifikuar me 3 tetor. Të mërkurën komisioni i BE-së në Bruksel paraqet projektin për mandatin e bisedimeve për pranim me Tuqinë. Bisedimet do të zhvillohen nga komisioni në emer të shteteve anëtare. Kështu këshilli i ministrave të BE-së duhet ta aprovojë projektin. Por tani para 3 tetorit, fillimit të bisedimeve në Turqinë, në Gjermani do të zhvillohen ndoshta zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i tyre mund të kishte pasoja tek i ashtuquajturi mandat i bisedimeve të komisionit të BE-së. Me gjithe hezitimet, bisedimet ndermjet Brukselit dhe Ankarasë do të fillojnë siç ishte parashikuar me 3 tetor. Por që sot dihet se sa shumë do të zgjasin ato. Duke patur parasysh afatet e BE-së në planifikimin afatmesem financiar përfundimi i bisedimeve për pranim nuk mund të merret me mend para vitit 2013. Vetë pranimi mund të kryhej dy apo tre vjet më vonë pra jo para vitit 2015.
Synimi i bisedimeve duhet të jetë anëtarësimi i plotë i Turqisë, kësaj i përmbahet fillimisht komisioni i BE-së. Por kuadri i bisedimeve, të cilin e vendosin sot të 25 komisarët, duhet të aprovohet edhe nga ministrat e jashtem të BE-së dhe kjo njëzëri.
Europolitikanët gjermanë të CDU dhe CSU kerkojnë që pas zgjedhjeve parlamentare të 18 shtatorit dhe pas një fitoreje të pritshme të partive të unionit, koshilli i ministrave të jashtëm të BE-së do ta formulojë në minutën e fundit ndryshe nga ç´mendohej mandatin e ndermjetesimit. Duhet theksuar me fort, që bisedimet të zhvillohen pa një percaktim te qarte, ketu sipas mendimit të disa politikanëve bën pjesë edhe fakti që në fund në vend të pranimit mund të ketë edhe një formë tjetër e lidhjes së Turqisë. Si psh i ashtuquajturi "partneritet i privilegjuar."
Rëndësi ka edhe fakti nëse mandati i bisedimeve përmban afate kalimtare, perjashtime dhe klauzola mbrojtëse.
Klauzola të tilla mund të shtynin apo të pengonin psh një emigrimin e turqve në tregun e punës, ose të kufizonin pjesemarrjen e Tuqise në fushat si politika agrare, apo fondet e strukturimit.

Cdo formulim për këtë vendoset ne peshore në Bruksel. Sepse që prej dështimit të referendumeve për kushtetuten në Francë dhe Hollandë tempi i zgjerimit të BE-së konsiderohet si një temë e nxehtë, që tek qytetaret mund të vendosë për pranim apo refuzim të projektit evropian. Vete presidenti i komisionit Barroso dhe ish komisari pergjegjes për zgjerimin Verheugen kanë theksuar se kjo pikë duhet diskutuar.
Studjues të opinionit të ngarkuar nga Brukseli kanë konstatuar, se zgjerimi i BE-së dhe diskutimi për pranimin e Turqisë nuk ka patur ndonjë ndikim të madh tek joja e francezeve dhe e hollandezeve. 6% e zgjedhësve në Francë dhe vetem 3% e zgjedhesve hollandezë pranuan se kanë refuzuar kushtetutën e BE-së, për të votuar kunder hyrjes së Turqisë. Më rëndesi kishin arsye të tjera: Tek hollandezët mungesa e informacioni për kushtetutën e BE-së, frika nga humbja e metejshme e sovranitetit nacional dhe pakënaqësia me qeverinë: Tek francezet në rradhë të parë frika nga humbja e vendeve të punës, nga rritja e liberalizimit dhe pakënaqësia e përgjithshme me gjendjen ekonomike. Politikanët edhe në Francë të cilet tani shprehin dyshim për pranimin e Turqisë, nxjerrin nga kriza aktuale një konkluzion, që është shumë dritëshkurtër.