Pasiguria në Kosovë rritet prej kushteve të vështira ekonomike | Ballkani | DW | 30.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pasiguria në Kosovë rritet prej kushteve të vështira ekonomike

Papunësia e madhe, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe varfëria e madhe janë faktorët që krijojnë më së shumti pasiguri në Kosovë, thotë raporti i sapopublikuar mbi sigurinë e brendshme

Tregu i punës, Prishtinë

Tregu i punës, Prishtinë

Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm që nga viti 1999 mirëpo, mjedisi i sigurisë, bazuar në zhvillimet në Kosovën e pasluftës është akoma i ndërlikuar. Në këtë linjë, kërkohet që Kosova të ketë një arkitekturë të saj të sigurisë, e cila duhet ndërtuar bazuar në institucionet kosovare të themeluara sipas rezolutës 1244 të KS-it.

Në një raport të mekanizmit për rishikimin e sigurisë së brendshme, thuhet se Kosova duhet të ketë Këshillin për siguri të Kosovës të përbërë nga, ministria e mbrojtjes, ministria e brendshme, ajo e drejtësisë dhe ministria e financave, të cilësuara si niveli i lartë ekzekutiv. Në këtë nivel, duhet të përfshihet forca mbrojtëse e Kosovës, SHP, shërbimi i sigurimit dhe departamenti i emergjencave. Të gjitha këto duhet të mbikqyrën nga Kuvendi i Kosovës, thuhet në raport.

Sektori i rishikimit të sigurisë së brendshme ka identifikuar edhe faktorët kryesorë që krijojnë më së shumti pasiguri në Kosovë. Sipas këtij mekanizmi, janë papunësia e madhe, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe varfëria në shkallë shumë të lartë. Në këtë mes në mënyrë të veçantë përmenden tensionet në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mishael Page, udhëheq ekipin për rishikimin e sigurisë së brendshme: "Tensionet në pjesën veriore të Mitrovicës padyshim që mbeten kërcënim për situatën e sigurisë në Kosovë mirëpo, siç është thënë shumë herë problemi i pjesës veriore të Mitrovicës është problem politik, për të cilën sektori i sigurisë nuk mund të jap përgjigjje se si duhet zgjidhur."

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, nga ana e tyre e vlerësojnë lart punën që po bënë sektori i sigurisë së brendshme dhe sipas tyre, publikimi i raportit po ndodh në një kohë shumë të favorshme për Kosovën.


Në raportin e rishikimit të sigurisë së brendshme, thuhet se rajoni i Adriatikut juglindor, vazhdon të ballafaqohet me çështjen e identeteve kombëtare, të kufijve dhe lidhjeve etnike. Në këtë fazë thuhet se edhe Kosova do të përballet me kërcënime të sigurisë nga jashtë, probleme këto që mund të manifestohen brenda territorit të saj.

Në këtë mes rekomandohet që të vendoset një barazpeshim mes aftësisë së institucioneve të Kosovës, për t'i trajtuar këto sfida në mënyrë diplomatike dhe politike dhe aftësisë së saj për të ruajtur paqen brenda kufijve të saj.

Në raportin e sektorit të sigurisë së brendshme rekomandohet prania e vazhdueshme e forcave të NATO-s, si i vetmi faktor jetik që mund të krijojë siguri të brendshme në Kosovë dhe jashtë kufijve të saj.

  • Data 30.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZB
  • Data 30.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZB
Reklamë