1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas kërkesës për të luftuar krimin e organizuar

Bekim Shehu12 Dhjetor 2006

Autoritet në Kosovë thonë se do të angazhohen maksimalisht për funksionimin sa më të mirë të sistemit të drejtësisë

https://p.dw.com/p/AraT
Prishtinë, 28 nëntor 2006
Prishtinë, 28 nëntor 2006Fotografi: AP


Sistemi i drejtësisë në Kosovë, akoma nuk ka arritur nivelin e kërkuar nga autoritet ndërkombëtare. Këtë fakt e pranojnë autoritet në Kosovë, mirëpo një pjesë të fajit ata e hedhin tek mungesa e kompetencave dhe sistemet e dy fishta që praktikohen akoma në gjyqësitë kosovare.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në takimin e fundit që zhvilluan në
Bruksel, kërkuan nga autoritet e Prishtinës, që të vazhdojë me përmbushjen e standardeve, të luftojnë krimin e organizuar dhe të pavarësojë sistemin gjyqësor. Kёshilli i ministrave tё Bashkimit Evropian ka njohur pёrparim e shënuar në Kosovë, nё procesin e bartjes sё pёrgjegjёsive nga UNMIK-u tek qeveria, por nё kёtё kuadёr
edhe tёrhiqet vёrejtja se implementimi i standardeve ёshtё i rёndësisё thelbësore nё Kosovё.

Pesidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka kërkuar nga ministri i drejtësisë, nga gjyqtarët dhe nga prokurorët e niveleve të ndryshme, duke përfshirë edhe ata të Gjykatës Supreme, që të shtojnë përpjekjet për funksionimin më të mirë të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Presidenti thotë se, gjykatat duhet të shtojnë efikasitetin e punës, sidomos tash që kanë më shumë përgjegjësi dhe e gjith kjo, që të përmbushin
standardet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Për ministrin e drëjtësisë Jonuz Salihaj, ndërkaq mangësitë në gjykatat e Kosovës kanë të bëjnë me problemet e trashëguara, mirëpo në të ardhmën ai shpreson në rezultate. Këtë e bazon në bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat e UNMIK-ut, përfshirë këtu edhe misionin e ardhshëm të BE-së. Megjithë, mangësitë në sistemin gjyqësor të Kosovës, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, thotë se gjyqësori në Kosovë ka bërë hapa pozitiv.

Sidoqoftë, BE-ja vazhdimisht i bën vërejtje sistemit të drejtësië në Kosovë, ndërsa shprehet se gjykatat kosovare akoma ndikohen nga politika. Bazuar në këtë fakt, tashmë dihet se edhe pas zgjidhjes së statusit policia dhe gjyqësia edhe për një kohë do të vazhdojnë të jenë përgjegjësi e misionit të BE-së i cili në Kosovë është thënë se do të ketë 1000 persona.
Autoritet kosovare synojnë që statusi final, Kosovën ta përcaktojë si shtet të pavarur dhe në këtë linjë kërkohet që institucionet e Kosovës të kenë të gjitha
përgjegjësitë, përfshirë këtu edhe ato mbi sistemin e drejtësisë.