1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partitë vazhdojnë pokerin - mbi stadin e debateve lidhur me ligjin gjerman të migracionit

Bernd Gresler, Deutsche Welle8 Mars 2004

Që prej katër vjetësh politikanët në Gjermani debatojnë mbi ligjin e migracionit. Qëllimi është që të vendoset një rregull i përshtatshëm për të ardhmen, në mënyrë që ai të mos rishqyrtohet sapo të ndryshojë qeveria. Eshtë ende e hapur nëse do të arrihet në konsensusin e shumë premtuar nga partitë.

https://p.dw.com/p/Ar7I

Partitë vazhdojnë pokerin edhe për bisedimet që do të zhvillojë gjatë kësaj jave komisioni parlamentar. Ky mund të jetë dhe raundi vendimtar. E rëndësishme është që politikanët të ruajnë toruan dhe të mos i heqin shpresat para kohe, u shpreh drejtuesi i grupit të ekologjistëve në komision Volker Bek. Partia ekologjike anëtare e koalicionit qeveritar gjatë javëve të fundit ka theksuar vazhdimisht, se nuk do të aprovojë asnjë ligj që përkeqëson kushtet ligjore për refugjatët dhe emigrantët. Pikërisht kjo e trëmb opozitën për të bërë lëshime të mëtejshme ndaj socialdmeokratëve dhe ekologjistëve në pushtet.

Faktikisht qeverisë i është dashur të bëjë gjithmonë kufizime në projektligjin e paraqitur fillimisht prej saj, ndryshimet e fundit u bënë lidhur me migracionin ekonomik. Sipas modelit të Kanadasë ose Zelandës së Re ishte planifikuar që cdo vit në bazë të një sistemi pikësh të përzgjidheshin kontigjente punonjësish të huaj që aplikonin për të konkurruar në tregun gjerman të punës pa pasur një vend të përcaktuar. Por opozita kristjandemokrate/kristjansociale e hodhi poshtë këtë projekt duke argumentuar me numrin e lartë të papunësisë në Gjermani.

Si rjedhojë socialdemokratët dhe ekologjistët hoqën dorë nga bërthama e projektligjit të tyre dhe tani kërkojnë që opozita të bëjë lëshime për pikat e tjera të projektligjit. Ndër to bën pjesë shfuqizimi i rregullit për ndalimin në përgjithësi të aplikimeve të të huajve për vende pune në Gjermani. Pas migracionit masiv të viteve 60 në Gjermani në vitin 1973 u ndalua parimisht e drejta e punës për të huajt. Ndonëse kjo pengesë nëpërmjet 27 klauzolash përjashtuese mund të kapërcehet, procedura është mjaft e komplikuar dhe e lidhur me shumë burokraci. Një rregull i tillë nuk është aspak i përshtatshëm për ekonominë, e cila ushtron presion ndaj politikës. Përvec kësaj socialdemokratët dhe ekologjistët duan që të vendoset e drejta e lejes së pakufizuar të qëndrimit për punonjësit e kualifikuar, ndër ta bëjnë pjesë edhe të huajt që i kanë mbaruar studimet në Gjermani.

Në këtë pikë si dhe në cështjen e së drejtës humanitare për refugjatët unioni opozitar ka dhënë sinjale, se është i gatshëm për kompromis. Ministri i brendshëm i Bavarisë, Gynter Bekshtajn, i njohur për kursin e tij restriktiv, e befasoi opionin me dekjlaratën, se preferon më mirë të pranojë një azikërkues më shumë se sa një më pak. Gjermania ende nuk i ka tejkaluar kapacitetet dhe
është në gjendje t´u ndihmojë njerëzve. Por në të njëjtën kohë Bekshtajn kërkoi, që nëpërmjet ligjit të ri të migracionit të lehtësohet procedura e kthimit të të huajve, të cilëve nuk u është njohur e drejta e azilimit. Sipas tij një i huaj i kësaj kategorie duhet të dëbohet menjëherë në qoftë se ndaj personit dyshohet se ka kryer ndonjë akt penal. Por qeveria dëshiron që ta trajtojë vecmas cështjen e sigurisë nga ajo e ligjit të emigracionit.

Në sfondin e zgjerimit së shpejti të BE-së negociuesit e qeverisë dhe të opozitës në Berlin ndodhen nën presion kohor për ta sqaruar përfundimisht pozicionin e Gjermanisë lidhur me cështjen e azilimit. Brukseli më 1 maj me pranimin e 10 vendeve të reja anëtare do të vendosë edhe rregulla të përbashkëta evropiane për mbrojtjen e refugjatëve, cështje kjo që po diskutohet që prej tre vjetësh.
Ligji i ri është i domosdoshëm për të shmangur dëmet e mëtejshme që pëson procesi i integrimit të të huajve në vend si dhe për të evituar migracionin, kështu shprehet për gazetën "Südeutsche Zeitung" kryetarja e komisionit për migracionin Rita Sysmut, ish-presidente e Bundestagut.