1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Benedikti i XVI celebron meshën përmbyllëse të ditës botërore të rinisë

21 Gusht 2005

Me meshën e hapur në vendin e pelegrinazhit, Marienfeld në qytezën e Kerpenit afër Këlnit iu dha fund festivalit të kishës katolike, ditës botërore të rinisë. Rreth 800.000 njerëz në Marienfeld nuk lanë t´u shpëtojë kjo ngjarje e rrallë. Ata kishin kaluar natën në pritje të së djelës bashkë me Papa Benediktin e XVI. Bashkë me Papën pelegrinët e ardhur nga e mbarë bota festuan ritin e krishter të Vigjilit duke fjetur më pas në qiell të hapur.

https://p.dw.com/p/Aqj2
Papa Benedikt i XVI gjatë meshës në Marienfeld
Papa Benedikt i XVI gjatë meshës në MarienfeldFotografi: AP

Meshën në Marienfeld Papa Benedikti i XVI e hapi me fjalët:

"Të dashur miq,
festa jonë, dita e 20 botërore e rinisë po i afrohet fundit. Zemra ime në këto çaste rreh me një ndjenjë të qartë "falenderimi". Jam i sigurt, se secili prej jush ndjen të njëjtën jehonë. Zoti vet na i ka dhuruar në zemër këtë ndjenjë duke e cilësuar atë si festa e "eukaristisë". Fjala eukaristi do të thotë "shprehje falenderimi. Të dashur të rinj, fjala faleminderit, që rjedh prej besimit tonë, gjen shprehjen e saj në këngën e lëvdimit ndaj tij, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, Gjë që na jep një tjetër dëshmi të dashurisë së tij të pafundme."

Në predikimin e tij Papa Benedikti i XVI shprehu mirënjohje dhe falenderime të përzemërta për pjesëmarrjen e gjerë në këtë festë të paqme, për të gjithë antarët e kishës katolike të angazhuar me organizimin e ditës botërore të rinisë, veçanërisht të besimtarëve të Këlnit me në krye kardinalin Joahim Maizner. Papa falenderoi edhe përfaqësuesit e politikës dhe të administratës, si dhe të gjithë vullnetarët që mundësuan një festë kaq të bukur. Duke paralajmëruar festivalin e ardhshëm të rinisë katolike, ditën botërore të rinisë në vitin 2008 që do të zhvillohet në Sidnej në Australisë, Papa Benedikti u bëri thirrje besimtarëve që të kenë besim tek rruga e ardhshme e rinisë nga e gjithë bota nën drejtimin amësor dhe të kujdesshëm të Maries. Më tej Papa shprehu bekimin dhe përshëndetjen drejtuar rinisë në gjuhë të ndryshme:

"Të gjithëve ju të dashur miq ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe uroj që kur të ktheheni në vendet tuaja, ashtu si tre shenjtorët të barti me vete gëzimin, që keni takuar Krishtin, birin e Zotit të gjallë."


"Të dashur miq dita e 20 e botërore e rinisë po mbaron, por kjo festë eukarisitke do të vazhdojë në jetë: çojuani të gjithëve këtë gëzim të Krishtit që keni takuar.

Sërish Papa u përgëzua dhe u pëshëndet nga të rinjtë e entuziazmuar që gjatë gjithë kësaj jave në këln kanë brohoritur me shprehjen Benedito.

Pelegrinët që kaluan natën jashtë, tregojnë, se për të arritur në Marienfeld u është dashur të ecin gjashtë orë në këmbë, kemi përshkuar dhjetë km. thotë njëri prej tyre. Një pelegrin nga Australia është mjaft i emocionuar: "Eshtë fantastike. Eshtë një mrekulli se sa shumë njerëz kanë ardhur nga shumë vende të botës. Sheh kaq shumë flamuj, kaq shumë ngjyra, është mjaft bukur, dhe një mrekulli që të gjithë janë këtu."

Nata e së shtunës në Marienfeld u shndërrua edhe në një festival ngjyrash e dritash. Mijëra qirinj ndriçuan gjatë gjithë natës në vendin e pelegrinazhit. Kisha katolike ka arësye për t´u gëzuar, me ditën e 20 botërroe të rinisë në Këln ajo përjetoi një eveniment gjigand, me inskenime tërheqëse mediatike. Pjesëmarrësit Zoti i bekoi duku u dhuruar edhe një mot të mirë, vetëm në orët e pasdites së të djelës moti nisi të vrenjtet në Gjermani, ndërkohë që gjatë gjithë javës ditët kanë qenë të ngrohta e me diell.