Përgjegjësi për mëkatet e së kaluarës, strategji për sigurinë e të ardhmes | Politika | DW | 07.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Përgjegjësi për mëkatet e së kaluarës, strategji për sigurinë e të ardhmes

Në kryeqytetin kenian Nairobi, filloi dje më 6 nëntor konferenca e 12-të ndërkombëtare për klimën. Ndryshimi i klimës mund të ketë pasoja katastrofale për ambientin, u tha që në prag të hapjes së kësaj konference

Nairobi - Konferenca për klimën

Nairobi - Konferenca për klimën

Ajo që për shumicën e 6000 delegatëve të huaj që marrin pjesë në këtë konferencë u duk si përmbysja e botës, është për vetë kenianët një fenomen mëse normal klimatik: Koha e shiut. Pikërisht në prag të hapjes së konferencës së klimës botërore, qielli mbi Nairobi u nxi.

Por çfarë është normale kur vetëm 200 km më larg nga Nairobi, ka miliona njerëz që presin prej vitesh që të bjerë pak shi. Kjo është përgjegjësia që duhet të mbajë bota, tha zëvendëspresidenti i Kenias Moody Avori gjatë fjalimit të tij: "Jemi mbledhur këtu në emër të njerëzimit, sepse ndryshimi i klimës është rreziku më i madh për të gjithë ne. Këtu bëhet fjalë për ekzistencën e miliarda njerëzve të varfër."

Delegatët nga 189 vendet e botët janë dakord se ndryshimi i klimës është kthyer gjatë 20 viteve të fundit nga një skenar abstrakt në një realitet të hidhur. Në Nairoi do të hartohet tani programi i ri që do të mbrojë klimën pas skadimit të protokollit të Kyotos, në vitin 2012. Por këtu do të diskutohet gjithashtu mbi përshtatjen e të gjitha shteteve në rrethanat e reja klimatike. Për këtë është e nevojshme që të invovolohen edhe vendet në zhvillim, shpjegon Achim Steiner, drejtori i Programit për Ambientin të OKB-së, UNEP. Të varfërit nuk duhet të mbajnë mbi supe gabimet që kanë bërë vendet e industrializuara gjatë 100 viteve të fundit.

" Emisionet e dioksidit të karbonit do të qëndrojnë në atmosferë edhe për 200 vitet e ardhshme. Nuk është e pranueshme për vendet në zhvillim që t´u kërkojmë të mbajnë më shumë përgjegjësi për ndryshimin e klimës, kur nga ana tjetër vendet e industrializuara mbajnë përgjegjësinë kryesore për këtë fenomen" tha Steiner.

Përgjegjësi për mëkatet e së kaluarës, strategji për sigurinë e të ardhmes - kjo është motoja e kësaj konference. Sipas raportit të publikuar në revistën gjermane Stern, ekonomia botërore do të pësojë së shpejti falë ndryshimit të klimës një humbje totale prej 20 përqind Investimet në programet për mbrojtjen e ambientit janë të rëndësishme, prandaj edhe konferenca e Nairobit është e rëndësishme, thekson shefi i UNEP-së, Steiner: "Në rast se nuk gjejmë një komprmos këtu në Nairobi, atëherë do të humbasim një shans të madh".

Pjesëmarrësit e kësaj konference kanë kohë deri në fund të javës së ardhshme për të krijuar një program efikas mbi të ardhmen e klimës botërore.

  • Data 07.11.2006
  • Autor Vim Dohrenbusch
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoB
  • Data 07.11.2006
  • Autor Vim Dohrenbusch
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoB