Për një jetë më të mirë në një vend tjetër | Gjermania | DW | 05.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për një jetë më të mirë në një vend tjetër

Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Teknik - GTZ, organizoi në Berlin konferencën "Emigrimi dhe Zhvillimi"


Kush jeton më tepër se një vit jashtë vendlindjes apo atdheut është emigrant. Në mbarë botën aktualisht në këtë grup bëjnë pjesë afro 175 milionë njerëz. Ata janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e urisë apo varfërisë me shpresë për një jetë më të mirë në një atdhe të ri. Sidomos emigrimi i njerëzve me kualifikim të lartë prej një vendi në zhvillim në një vend industrial bart me vete pasoja të rënda, para së gjithash për vendet në zhvillim të cilave pastaj u mungon fuqia punëtore. Rreth këtyre problemeve së fundi u diskutua në kryeqytetin Berlin në Konferencën "Emigrimi dhe Zhvillimi" e cila u organizua nga Shoqëria gjermane për Bashkëpunim teknik GTZ.

Në Gjermani aktualisht jetojnë rreth 7,3 milionë emigrantë. Grupin e dytë për nga madhësia me afro 700 mijë njerëz e përbëjnë emigrantët nga vendet ish-jugosllave. Emigrantët e parë filluan të vinin këtu në vitet e 60-ta si punëtorë sezonalë apo siç njihen ndryshe si gastarbajterë. Ata konisderohen sot të jenë integruar mirë në shoqërinë gjermane dhe rëndësia e tyre ekonomike shtohet gjithhnjë e më shumë. Sipas vlerësimeve të fundit ky grup, në mesin e të cilëve serbë, malazezë dhe shqiptarë të Kosovës posedojnë një pasuri të përgjithshme prej 50 miliardë euro dhe 90 përqind të të ardhurave ata i shpenzojnë sërish në Gjermani. Fakti që ata i kanë punët mirë ekonomikisht nuk gëzon vetëm ekonominë gjermane por edhe ato të vendeve të tyre pasi që nga diaspora në këtë pjesë të Ballkanit për çdo vit derdhen rreth një miliardë euro. Sa për krahasim përshembull vetëm eksporti i përgjithshëm i Serbisë arrin në vit deri në 2,4 miliardë euro. Presidenti i Bankës qendrore serbe, Radovan Jelasic sqaron se për çka shpenzohen të hollat nga Gjermania:

"Një pjesë e madhe natyrisht që harxhohet për nevojat themelore, kjo do të thotë që njerëzit përmirësojnë standardin e jetesës por një pjesë tjetër do të thoja mes 30 dhe 40 përqind investohet apo blihen të mira tjera materiale si pasuri të patundshme, troje e shtëpi që nuk kanë të bëjnë me problemet e jetës së përditshme", sqaron Jelasiq.

I tërë rajoni edhe më tej ka nevojë të madhe për ndihmën e emigrantëve. Poashtu edhe për Radovan Jelasiqin ka qenë e vetkuptueshem gjatë kohës sa ai ka qëndruar në Gjermani që tu dërgoj prindërëve të tij nga 300 euro në muaj. Se kjo pjesë e Ballkanit është shumë e varur prej transferit të parave ka të bëj me gjendjen e keqe ekonomike. Mes viteve 1991 dhe 1999, në kohën e regjimit të Millosheviqit rajoni ka përjetuar një shpërngulje të rregulltë, prej tyre shumë të rinjë me kualifikim të lartë të cilët nuk u kthyen më. Një pjesë e tyre janë serbë. Jelasiq:

"Eshtë posaçërisht për të të ardhur keq, ku kërkohen njerëzit që flasin dy apo tre gjuhë dhe kanë përvoja të mira. Kjo tani është një gjeneratë pak a shumë e humbur por ka disa programe të mira. Në mesin e tyre një të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik e cila është e gatshme të financoj serbët nga Gjermania për një fazë kalimtare dhe në Serbi", thekson Jelasiq.

Ministria Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik si dhe institucione tjera ka kohë që ndjekin edhe një rrugë tjetër e cila për Kristian Kuptsh nga Organizata Ndërkombëtare e Punës është shumë e arsyeshme:

"Kemi disa shembuj të bukur se si ndërrmarrjet gjermane bëjnë përgatitjen profesionale të emigrantëve të tyre të ardhshëm edhe në vendin ku ata jetojnë aktualisht. Kjo është ndoshta një pikë e cila nuk mund të jetë aq e keqe edhe pse tingëllon si e çuditshme. Por nëse përshembull bëhet fjalë për përgatitjen shkollore të motrave medicinale ekziston një projekt Gjermani - Letoni ku shpenzimet nuk i bart më shteti letonez por institucionet gjermane dhe jo vetëm për një numër të caktuar që planifikohet të migroj por edhe për të tjerët" sqaron Kuptsh.


  • Data 05.05.2004
  • Autor Kathrin Erdmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6l
  • Data 05.05.2004
  • Autor Kathrin Erdmann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6l