1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon shkatërrimi i armëve të IRA-s

Bertram Quadt27 Shtator 2005

Hap tjetër i madh në drejtim të paqes, pas deklarimit dy muaj më parë, për heqje dorë nga dhuna të IRA-s.

https://p.dw.com/p/AqtH
Fotografi: AP


Fjala është për një moment të cilin Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut e kanë pritur prej 8 vjetësh: të gjitha armët e IRA-s janë shkatërruar, thotë gjenerali kanadez Xhon de Kastelan. kryetari i komisionit ndërkombëtar të mbikqyrjes së çarmatimit. Në fund të korrikut, IRA pati dhënë urdhrin: të gjithë anëtarët duhet të dorëzojnë armët, lufta e armatosur mori fund. Tani këto armë u shkatërruan. Xhon de Kastelan:

"Javët e fundit Komisioni vëzhgoi së bashku me përfaqësues të IRA-s shkatërrimin e armëve. Ne u njoftuam qeverive të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, se kemi kontrolluar dhe verifikuar shkatërrimin e sasive të mëdha të armëve dhe lëndës shpërthyese. Besojmë se ai ishte i gjithë arsenali i armëve i IRA-s."

Raportin e kanë në tryeza si Londra ashtu edhe Belfasti. IRA e konfirmoi deklaratën e Castelenit. Besohet se armët që janë dorëzuar janë të gjitha që kishte IRA. Por më tepër se kaq as nuk pritej. Xhon de Kastelan tha:

"Që të nxitësh paraushtarakët të dorëzojnë armët, pa u dukur kjo si disfatë, nuk është e thjeshtë. Prandaj u përcaktua që carmatimi duhet të bëhet në mënyrë konfidenciale, që të ishte i suksesshëm."

Kjo është pjesë e marrëveshjes të së Premtes së Madhe, por këtu ka ngecur në vend procesi i paqes: sepse David Trimble dhe Jan Paislay donin të shikonin fotografi bindëse, filma, armë kapicë. Këto nuk kanë ekzistuar kurrë, ato nuk ekzistojnë as tani, vetëm përbetimet e Komisionit: kjo ishte e gjitha, për aq sa mendojmë ne. Sepse: askush nuk e di me saktësi se sa pushkë automatike, bomba, mortaja dhe granata kishte me të vërtetë IRA.

Ne besojmë, ne jemi të sigurtë: këto fjali u dëgjuan në konferencën e shtypit të hënën pasdite në një përsëritje gati të mërzitshme. Por vetëm një gjë ka dalë në pah që tani: unionistët nuk besojnë, nuk janë të sigurtë, janë gjithcka tjetër, por jo të bindur. Që nuk ka asnjë konfirmim me fotografi, kjo mund të konsiderohet jo e kënaqshme. Dhe kjo do të thotë: me Sinn Feinin nuk do të ketë negociata për një qeveri gjithëpartiake në Belfast. Vetëm nëse unionistët arrijnë ta bëjnë hapin nga mosbesimi në besim. Tani ata janë nën presion për të vepruar: IRA i ka bërë detyrat që iu caktuan, dhe komisioni ndërkombëtar i carmatimit e konfirmoi këtë. Sipas marrëveshjes të së Premtes së Madhe, tani e kanë radhën edhe paraushtarakët luajalistë të dorëzojnë armët. Kështu duhet kuptuar edhe deklarata e gjeneralit Castelen se me suksesin e së hënëws, puna e vëzhguesve nuk ka marrë fund.