Numri i viktimave nga cikloni arrin mbi 3 mijë
20 Nëntor 2007Reklamë
Ekipet e shpëtimit ende vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit në zonat e Bangladeshit, që u goditën nga cikloni më shkatërrimtar në dekadën e fundit.Sipas të dhënave të ushtrisë , numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë se 3 mijë. Anijet e shpëtimit dhe helikopterët po vazhdojnë kërkimet e mijëra të humburve në ishull dhe në gjirin e Bengalenit.