"Një paketë e re idesh komplekse" për emrin e Maqedonisë
13 Shtator 2008Gjatë këtij takimi u paraqit, siç u tha, "një paketë e re idesh komplekse" ose u bë "një diskutim i plotë për të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me çështjen... përfshi edhe problemet e identitetit si edhe probleme të tjera të ngjashme" shënohej për herë të parë në komunikatën e përfaqësuesit të zyrës Nimetz në OKB. "U paraqita disa ide të reja të dy delegacioneve për zgjidhjen e problemit" pohoi vetë Nimiç për të shtuar se ato mund të çojnë në një zgidhje të ndershme dhe konstruktive dhe se plotësojnë premisat bazë që kanë shtruar të dyja palët".
Pranimi i paketës "komplekse" nga negociatori grek Vasillaqis, që u mjaftua me deklaratën "bëhet fjalë për disa ide" u përcoll nga masmedia greke si "tejkalim" i kompetencave të mandatit 817 të Nimetz "që eshtë vetëm për emrin" duke venë në pozitë të vështirë ministrinë e jashtme në Athinë, që fillimisht nuk reagoi. Klima e krijuar se Athina po rreshqet në një "kompromis të papranueshëm" duke pranuar për diskutim, përkundër mohimit të deritanishëm të saj kategorik, edhe çështje të identitetit si edhe gjuhës, që konsiderohet si legjitimim i ridendikimeve nacionaliste të palës tjetër, vuri në pozitë të vështirë ministrinë e jashtme, zëdhenësi i sëcilës Kumuçakos deklaroi: "Diskutojmë një emër të përbërë, për të gjitha perdorimet. Greqia diskuton çështjen e emrit dhe asgjë tjetër" deklaroi zëdhenësi grek në përgjigje dhe të akuzave të opozitës socialiste që bëri fjalë për "një zhvillim tejet të padëshirueshëm" dhe "bashkëfajësi të kabinetit Karamanlis".
Me gjithë reagimet negative të spektrit politik por edhe medias që flasin për "tërheqje të Athinës" dhe ndryshim kursi, një zhvillim i tillë ftografohet nga analistët si i domosdoshëm për arritjen e kompromisit, në kuadrin bile të Asamblesë së Përgjithshme me një takim të mundshëm të shefave të diplomacisë Bakojani-Milososki.