1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërgjegja e Evropës - 10 vjetori i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Martin Durm1 Nëntor 2008

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strazburg (01.11) feston 10 vjetorin. Që nga 1 nëntori 1998 kjo gjykatë është në shërbim të 800 milionë evropianëve.

https://p.dw.com/p/Flb1
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në StrazburgFotografi: AP

Ndoshta të 47 gjyqtarët e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk do të kenë kohë të mendojnë për dhjetëvjetorin. Por ata e meritojnë që ta kujtojnë këtë ditë, po të kemi parasysh, se ky institucion në Strazburg  është shndërruar në ndërgjegjen e Evropës.  1500 vendime lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut shqiptohen çdo vit nga kjo gjykatë, 80.000 raste të pashqyrtuara janë depozituar dhe dosjet me raste të reja shtohen dita ditës.  Jean-Paul Costa, presidenti i gjykatë sthotë: „Unë mund të theksoj, se pavarësisht nga paditë në masë që paraqiten, ne nuk heqim dorë nga standardet cilësore të drejtësisë. “


Nëpër korridoret e goddinës futuriste të gjykatës, konstruktuar me xham e metal degjohert gjuha juridike jo vetëm në frëngjisht, por edhe në spanjisht, suedisht apo armenisht.  600 nëpunës thuajse nga të gjitha vendet e Evropës punojnë për t´i garantuar drejtësinë njerëzve qysh nga Poli i Veriut e deri në Bosfor.  Ky ëhstë premtimi i madh i këtij institucioni i pashembullt në mbarë botën. Kushdo, qoftë burrë a grua, që jeton në ndonjërin prej 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës ka të drejtë t´i adresohet kësaj gjykate; kushti është që të jenë ezauruar të gjitha shkallët në vendin përkatës në mënyrë që Strazburgu të jetë instanca e fundit. Viktimat e luftës në Çeçeni, opozitarët turq, që ndodhen në burg pa proces, gazetarët, të cilëve u privohet e drejta e fjalës, të keqtrajtuar të gjithë mund t´i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.  Nisur nga sasia dhe shumëllojshmëria e rasteve gjykata është e mbingarkuar dhe me një buxhet vjetor prej  50 milionë eurosh ajo ka probleme financiare.  Prej kohësh juristët në Strazburg kërkojnë reformimin e këtij institucioni, në mënyrë që proceset të jenë më të shkurtra dhe më efikase. Por deri tani ata kanë hasur në vesh të shurdhër, siç vë në dukje edhe presidneti i saj  Costa: „Ne tani nuk mund të presim. Ne duhet të gjejmë mundësi, për t´i përshpejtuar proceset dhe për t´u përqëndruar në rastet, që janë vërtetë thelbësore. "

Gjykata Evropiane gjykon jo në prani të personit e mund të ndodhë, që edhe paditëse të ketë kryer vet shkelje të rënda apo krime. Në Strazburg janë ankuar edhe udhëheqësi i PKK-së Exhalan dhe ish-terroristi Karlos, sepse ata i konsideronin kushtet e burgimit si shkelje të të drejtave të njeriut. Madje edhe vrasësi i një fëmije në Gjermani, Markus Gäfgen është ankuar në Strazburg.  Edhe raste të tilla janë të mundshme, vë në dukje gjyqtarja gjermane Renate Jäger në Strazburg: „Kjo gjykatë është themeluar për të verifikuar autoritetet kombëtare dhe gjykatat, nëse ato i respektojnë standardet e të drejtave të njeriut. Piëkrisht për këtë arësye është themeluar kjo gjykatë, në të cilën ka të drejtë të ankohet edhe një vrasës, i cili kërkon të ketë një proces korrekt."


E veçanta e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut nuk janë rastet spektakolare, por fakti, që kjo gjykatë nuk posedon mjetet e presionit të shtetit. Gjykata nuk ka as polici, as përmbarim dhe as pushtet. E megjithatë vendimet e saj  respektohen nga çdo vend anëtar. Më shumë autoritet se kaq nuk mund të ketë.