NASA do të riparoje ′Discovery′-n në kozmos | FOKUS | DW | 02.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

NASA do të riparoje 'Discovery'-n në kozmos

Dëmtimet në anijen kozmike Discovery siç duket janë më të mëdha sa që mendohej deri tani. Të hënën qendra e NASA-s në Hjuston vendosi që për herë të parë në historinë e programeve të gjithësisë të riparoj një fluturake në kozmos pa e kthyer atë në tokë.

default

Kjo me siguri është një premierë nga e cila NASA do ta kursente veten me dëshirë. Për herë të parë një astronaut në kozmos duhet të riparoj serbatorin e ndjeshëm të fluturakes kozmike Discovery dhe poashtu për herë të parë të punoj në pjesën e poshtme shumë të njdeshme të fluturakes. Edhe pse askush nuk e di se çfarë pasojash mund të ketë ndërrmarrja e një hapi të tillë organizata amerikane e hapësirës kozmike NASA ka urdhëruar riparimin e kësaj pjese.

Çfarë natyrisht për ne tingëllon e thjeshtë, shumë teknikëve të NASA-s u ka kushtuar netë pa gjumë, thotë Cindy Begley, përgjegjëse për shetitjet e astronautëve në kozmos.

"Sfida themelore është: si do të arrijmë deri tek vendi i riparimit. Kjo për faktin se deri tani NASA nuk ka lejuar asnjëherë që astronautët të punojnë në pllakën mbrojtëse të serbatorit", sqaron Beglej.

Stiv Robinson, një prej shtatë astronatutëve do të provoj që ngjitur për një roboti me krahë të riparoj dy vendet e dëmtuara. Brengë kryesore e NASA-s: gjatë përpjekjeve për riparim mund të shkaktohen dëme të reja më të mëdha përshembull nëse vie deri tek përplasja e robotit me krahë apo e astronautit për serbator.

Shetitja e tretë në kozmos ishte paraparë fillimisht për të mërkurën. Nëse për përgatitjen e këtij misioni të komplikuar dhe të padëgjuar deri më tash riparimi në gjithësi do të nevojitet më shumë kohë atëherë do të shtyhet shetitja e dy astronautëve. Megjithatë në NASA nuk vërehen shenja të panikut. Vendimi për riparimin nuk është aksion që duhet bërë se nuk bën ndryshe, thotë menagjeri i NASA-s, Vajne Hale.

Nëse gjithçka shkon sipas planit premiera e riparimit në gjithësi duhet të zgjas një orë e gjysëm. Nëse jo atëherë thotë menagjeri duhet të mendojmë si të veprojmë më tej edhe pse NASA ka gjithmonë një plan rezervë.

  • Data 02.08.2005
  • Autor George Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjG
  • Data 02.08.2005
  • Autor George Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjG